Dentistët: Këto janë këshillat e kujdesit dental të cilat nuk bën t’i injoroni

Është mirë ta keni një shok/shoqe që është dentist, apo jo?
Normalisht se nuk do t’ju trajtojnë falas, por megjithatë munden gjithmonë t’ju japin këshilla dhe t’ju paralajmërojnë për rreziqet që nuk i keni menduar më parë, transmeton Telegrafi.
Dhe, në mënyrë befasuese, shëndeti jonë oral varet edhe nga detajet më të vogla që ekzistojnë.
Më poshtë jua sjellim disa prej këshillave dentale që nuk bën t’i injoroni.
Mos i pastroni dhëmbët menjëherë pasi të keni ngrënë
Është shumë e lehtë ta dëmtoni smaltin në këtë mënyrë – e veçanërisht nëse keni furçë të fortë të dhëmbëve. Ushqimi dhe pijet e pengojnë balancimin e pH-së në gojë dhe e bëjnë smaltin e dhëmbëve më të butë për një periudhë të shkurtë kohore. Dentistët rekomandojnë t’i pastroni dhëmbët pas 30-40 minutave që keni ngrënë.
Vizitorët e pishinave janë më të rrezikuar
Normalisht, askush nuk thotë se noti nuk është fitimprurës për shëndetin. Por, problemi është se kimikalet që përdoren për ta dezinfektuar ujin në pishina kanë efekt të tmerrshëm në dhëmbë. Në vitet e 80’ta, shkencëtarët amerikanë kanë publikuar rezultatet e një studimi që përqendrohej në shëndetin e dhëmbëve të notues profesionalë, 40% prej të cilëve kishin vuajtur nga dëmet në smalt të dhëmbëve.
Nëse vizitoni pishina shpesh, mbajeni ujin e pishinës larg gojës.
Kafenë duhet ta pini menjëherë e jo përgjatë 30 minutave
Mendojeni mënyrën se si e pimë kafenë apo çajin në punë. Këtë e bëjmë shumë ngadalë, duke biseduar me kolegët dhe duke iu përgjigjur e-maileve. Gjatë kohës kur jemi duke e bërë këtë, kafja (veçanërisht kafja me sheqer) është duke punuar për ta shkatërruar smaltin në dhëmbë. Prandaj, mënyra më e mirë për ta pirë këtë është sa më shpejt që është e mundur.
Fasulet i dëmtojnë edhe më shumë dhëmbët e këqij
Kush mund ta kishte menduar se ushqimi i preferuar i shumë njerëzve – fasulet – mund t’i dëmtojnë dhëmbët? E gjitha ka të bëjë me një përbërës të caktuar që ato e përmbajnë, i cili është proteinë që e provokon ndarjen e shpejtë të qelizave. Nëse keni gropë të dhëmbëve, ngrënia e fasuleve mund të shpijë në granulomë. Normalisht, rreziku është shumë i ulët, por është mirë të siguroheni se nuk keni probleme dentale para se të hani fasule.
Shëndeti oral lidhet me memorien
Shkencëtarët kanë kryer një hulumtim me qindra vullnetarë të moshës mbi 55 vjet. Dhe ata kanë ardhur në përfundim se ata që nuk i kanë të gjithë dhëmbët kanë memorie më të dobët, janë më të zemëruar dhe më të prirë të kenë luhatje disponimit. Si rezultat i kësaj, ekziston një teori se humbja e dhëmbëve e zvogëlon numrin e sensorëve që dërgojnë sinjale në tru. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës