LAJMI I FUNDIT:

Dënohet fermeri që i ruante patatet me eksploziv

Dënohet fermeri që i ruante patatet me eksploziv

Një fermer në lindjen e largët të Rusisë është dënuar për shkak se ka vendosur eksploziv rreth arës me patate për ta mbrojtur nga hajdutët.

Aleksandr Skopincev, 73 vjeç, kishte mbjellë eksplozivin rreth e përqark pjesës së fushës ku i kishte mbjell patatet, pasi hajdutët disa herë ia kishin plaçkitur të mbjellat.

Fqinji i tij u plagos në buzë pasi e shpërtheu njërin nga mjetet eksplozive.

Skopincev u shpall fajtor për strehim ilegal dhe prodhim artizanal të eksplozivit, por tha se fqinji nuk duhej të ishte në pronën e tij. /rel/