Demilitarizimi kusht për demokratizimin e Kosovës lindore
Zhvillimet e fundit politike në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), përkatësisht prishja e koalicionit në mes PDSH-së dhe PVD-së, dy subjekteve politike më të mëdha lokale kanë ngarkuar edhe më shumë situatën edhe ashtu të ngarkuar politike dhe të sigurisë së këtij rajoni. Këto lojëra aspak serioze të këtyre subjekteve politike tregojnë edhe njëherë shkallën e ultë të pjekurisë së tyre, por edhe për papërgjegjshmërinë e lidershipit të këtyre subjekteve përballë popullatës së këtij rajoni dhe mos aftësinë e tyre për tu marrë me zgjidhjen e problemeve konkrete.
Loja e tyre me hyrjen dhe daljen në të ashtuquajturin “Trup Koordinues të Qeverisë së Beogradit” po tregon se këto subjekte jo që përfaqësojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendbanimeve, por drejtpërdrejt po ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre politike, të sigurisë dhe shpërnguljen e tyre nga këto troje. Këto subjekte politike në vend që të formojnë “Trupin Kombëtar shqiptar të Kosovës Lindore” dhe të punojnë për çështjen e popullit të kësaj ane, ata po merren me politikë shterpë se kush duhet të hyjë në “Trupin e Qeverisë serbe” dhe çfarë do të përfitojnë nga kjo.
Dihet botërisht, se pas Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001, Platforma politike për Kosovën Lindore është e qartë, këto subjekte politike duhet të punojnë bashkërisht me Bashkësinë ndërkombëtare dhe faktorin shqiptar për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të këtij rajoni në formë paqësore dhe demokratike. Këto zotime i ka marrë edhe Qeveria e Beogradit përballë Bashkësisë ndërkombëtare.
Mirëpo, çfarë po ndodhë, në vend që këta të ecin me kërkesat e tyre për tetë vite rresht vetëm e kanë denigruar këtë proces politik duke qenë edhe vetë fajtor për te. Marrja me interesa të ngushta klanore e grupore ka krijuar handikap të madh për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të popullatës së Luginës. Tetë vjet pas “Marrëveshjes së Konçulit”, për veç projektit të Policisë multietnike nuk është punuar asgjë në avancimin e të drejtave tjera të kësaj popullate, apo të përmirësimit të kushteve për jetesë më të mirë në këtë rajon. Përjashto disa donacione në infrastrukturë nga donatorë të jashtëm, me ç’rast përsëri, shteti serb ishte përfitues më i madh i tyre. Në vend të shtendosjes së marrëdhënieve ndëretnike, tani aparati shtetëror serb ka shtuar represionin duke arrestuar me dhjetëra djem të rinj për kinse krime ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo ka ndikuar që brenda një kohë të shkurtër nga Lugina të largohen qindra të rinj, si në Kosovë dhe shtetet perëndimore. Kjo politikë po zbatohet nga Beogradi me qëllim të spastrimit etnik të këtij territori. Për fat të keq, kjo politikë po bëhet para syve të ndërkombëtare, të cilët ishin garantuesit e “Marrëveshjes së Paqes” në Konçul, por edhe të mosunitetit dhe mungesës së strategjisë politike të faktorit politik të Luginës për ndërprerjen e kësaj politike represive serbe.
Siguria e rajonit ka marrë një brishtësi edhe më të madhe, sidomos me militarizimin e madh nga forcat të ndryshme policore, xhandareske, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Nga viti 2008 në këtë rajon ka filluar të ndërtohet i ashtuquajturi “Bonstili serb” në fshatin Cepotine afër Bujanocit, një bazë e madhe e këtyre forcave të kombinuara serbe. Tani, përveç policisë multietnike në rajon ekspeditat e tyre kontrolluese i ka filluar edhe xhandarmeria serbe, duke vënë në rrethim të hekurt të gjitha vendbanimet shqiptare të rajonit. Ata janë duke shqetësuar banorët lokal dhe po ndikojnë në tendosjen e situatës politike dhe të sigurisë.
Militarizimi i rajonit ka për qëllim zbrazjen e tij nga popullata shqiptare. Shtrohet pyetja, më pastaj, çfarë do t’i duhet Lugina këtij lidershipi të papërgjegjshëm dhe jo unik pa popullatën vendore shqiptare? Në emër të kujt do të thirren dhe do të fitojnë ata? Nuk duhet lejuar që të përsëritet Medvegja, e cila është zbrazur pothuajse plotësisht nga shqiptarët. Nuk duhet lejuar që edhe Bujanoci dhe Presheva të zbrazen nga popullata shqiptare, sepse ato shqiptare kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë. Ky faktor duhet të bashkëpunojë me Bashkësinë ndërkombëtare që të ndalet politika represive e Beogradit ndaj shqiptarëve duke filluar me demilitarizimin e rajonit si kushtin e parë për demokratizimin e këtij vendi. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë përgjegjësia për spastrim etnik të këtij rajoni do t’i takojë përveç Serbisë, edhe këtyre forcave politike të cilat nuk po bëjnë sa duhet për ndërprerjen e saj. Një maksimë popullore thotë: “Ku të kruan dora jote, e huaja nuk të kënaq”, andaj është koha e fundit që ky faktor të këndellet nga amullia, t’i lënë interesat personale dhe grupore dhe të punojnë në projektin e demokratizimit të rajonit dhe të vetë përcaktimit të këtij populli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës