LAJMI I FUNDIT:

Dell Streak 7 shitet për vetëm 329 dollarë

Dell Streak 7 shitet për vetëm 329 dollarë

Së fundmi, ne kemi dëgjuar se tableti Dell Streak 7 do të lëshohet në tregun amerikan më 2 shkurt përmes operatori mobil T-Mobile, ndërsa duket se ky operator do ta shesë tabletin e Dell me kontratë, për vetëm 329.99 dollarë.

Sipas Streak Smart thuhet se në uebfaqen e T-Mobile është parë çmimi i kësaj pajisje, dhe se i njëjti do të dalë në shitje pikërisht për 329.99 dollarë amerikan.

Dell Streak 7 vjen me Android 2.2 Froyo dhe gjithashtu përmban edhe softuerin e Dell të quajtur Stage Software, procesorin e mirënjohur të NVIDIA – Tegra 2, ndërsa i njëjti do të mbështetet në rrjetin e T-Mobile, HSPA+ i cili ofron shpejtësi deri në 21MB për sekondë.


Gjithashtu, tableti i prodhuesit Dell posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion prej 800 x 400 pikselë, 16GB hapësirë magazinimi, kamerën e pasme me 5 MP si dhe atë frontale me 1.3 MP i cili është i dedikuar për komunikim me video./ Telegrafi /