Një paralajmërim i bërë sot për Serbinë nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, është dëgjuar edhe në shtetin fqinj.
“Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, ishte deklarata e Veselit, të cilës i kanë bërë menjëherë jehonë mediat serbe.
Radiotelevizioni serb, B92, ka raportuar se si kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.
“Masakra e Reçakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare”, është shprehur ai, duke folur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, transmeton Gazeta Express.
“Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë”, ka thënë Veseli.
“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk ka përfunduar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.
“Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës