LAJMI I FUNDIT:

Deda: I padrejtë kushti për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Deda: I padrejtë kushti për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Rekomandimin e Komisionit Evropian për Liberalizimin e vizave për Kosovën deputeti i pavarur, Ilir Deda, e quan të vonuar, por thotë se kosovarët e kanë merituar këtë. Deda në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se varet prej standardeve që përdor Bashkimi Evropian që të shihet se sa shpejt do t’ua mundësojë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës.

Por, ai thotë se është i padrejtë kushti i vënë që së pari të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi e më pas lëvizja e lirë.

Ndërsa, kritikon institucionet se nuk kanë bërë sa duhet për informimin e qytetarëve rreth liberalizimit. Deda i frikësohet një fluksi masiv drejt BE-së, në ditën që hiqen vizat.


Deda ka folur edhe lidhur me rekomandimin e Komisioni Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe se kur do të udhëtojnë kosovarët pa viza në zonën Schengen.

“Bashkimi Evropian ka standarde të ndryshme. Kjo mund të bëhet brenda dy muajve, apo edhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj…”, tha Deda. /Zeri/