LAJMI I FUNDIT:

Deco: Messi është yll i vërtetë

Deco: Messi është yll i vërtetë

Mesfushori i Chelseat, Deco, ka lavdëruar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai është yll i vërtetë i futbollit.

“Ata kanë lojtarë të mëdhenj, por para së gjithash e kanë Lionel Messin. Asnjë skuadër nuk ka një lojtar si ai. Ai bënë gjëra të pabesueshme dhe gjithnjë mendon për bashkëlojtarët. Ai është një yll i vërtetë.

“Guardiola ka sjellë në Barcelonë një mentalitet të ri. Ai është një trajner që i përdor shumë lojtarët e rinj dhe di se si të nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Gjërat kanë shkuar mirë për të dhe mendoj se ai do të shkruajë histori me Barcën”, deklaroi Deco. /Telegrafi/