Analistë dhe opinonistë nga Shqipëria janë përfshirë në debatin e lidhur me kufijtë e Kosovës, pas paralajmërimit të presidentit Thaçi, lidhur me korrigjimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ata kanë rezerva ndaj planit të Thaçit lidhur me këtë proces.
“Po të dëgjosh deklaratën e Thaçit, duket që do të bëhet një marrëveshje mes Serbisë dhe me Vuçiqin, ku Kosova do të marrë, por nuk do të humbë. Madje Thaçi ka shkuar deri atje sa ka thënë që edhe nëse marrëveshja nuk realizohet, ai ka një plan B që qëndron vetëm në kokën e tij”, shprehet Andi Bushati.
Për analistin Andi Bushati presidenti i Kosovës ka diçka që po e mban në errësirë, por me aq sa Thaçi ka thënë deri tani.
“Qëndrimeve të Thaçit u duhet thënë një jo e prerë. Duket sikur e gjithë klasa politike sot në Kosovë dhe Shqipëri është në terr të plotë dhe Hashim Thaçi hedh pak nga pak ndonjë copëz për të bërë komunikimin e tij me publikun. Ne nuk mund të përfshihemi në një proces të tillë pa ditur se deri ku mund të shkohet dhe pa vendosur kornizat e kuqe se deri ku mund të negociohet”, thotë Bushati.
Dikur këshilltar i Thaçit, tani i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Adri Nurellari thotë se debati po fryhet tepër.
“Kosova po përmbush marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe veriu i saj është i përfshirë në jetën politike e institucionale të vendit, ndaj sipas tij është iluzion të mendohet që drejtuesit e saj po kërkojnë kthim mbrapa. Komunikimin e presidenti Thaçi me publikun e sheh si mesazh taktik për Brukselin.
“Për t’i vënë fre një përpjekjeje që po bën pala serbe për të përfshirë si pjesë të dialogut shkëputjen e një territori të Kosovës. Ajo kërkon që të bëhet presion ndaj Beogradit që ta pranojë Kosovën kështu siç është”, mendon Nurellari.
Ai thotë se Serbia është duke e pranuar këtë realitet.
“Pra në një farë mënyrë kjo është një lloj disfate apo dorëzimi nga ana e serbëve të cilët tani janë duke folur jo më Kosova ka për t’u kthyer në Serbi, po janë duke folur të kapim ça të kapim…dhe që gradualisht do konvertohet në një pozicion që Kosova është e pavarur ashtu siç është, por të garantojnë maksimalisht të drejtat e serbëve”, thotë Nurellari.
Ndërsa për Bushatin krahasimi me ndarjen e kufirit Belgjikë-Holandë është qesharak.
“Duket qesharake që ato 200 metra2 janë tjetër gjë nga problemet e thella që ka Kosova me Serbinë”, deklaron Bushati.
Nurellari beson se ky rast po lakohet për të dhënë mesazhin e fleksibilitetit që mund të kërkojë përcaktimi i vijës së Demarkacionit pas një marrëveshjeje finale me Serbinë.
“Duke pasur parasysh që demarkacioni do të kërkojë elementë teknikë në terren dhe të mos përsëriten rasti i Maqedonisë apo me Malin e zi por të ketë më shume fleksibilitet se sepse me malin e zi pati tre vjet kosto që vonuan vizat”, shprehet Nurellari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Plagosi me armë gjahu një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës