Debatet e porositura
Është e çuditshme se si fillojnë dhe bëhen debatet në shoqërinë tonë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për nevojën që ka shoqëria jonë për debate të mirëfillta dhe substanciale, sepse debatet e tilla na avancojnë dhe na japin shtytje për të ecur në hapa me zhvillimet e reja globale, por jam tërësisht kundër debateve shterpe dhe të porositura nga pushteti për llogari të vetë që për qëllim të vetëm kanë largimin e vëmendjes së qytetarëve nga problemet reale që ka vendi dhe shoqëria në përgjithësi.
Ambasadori francez në Republikën e Kosovës, zoti Fitou, nuk e besoj se do e ketë menduar realisht përmasën e emërimit që ia bëri aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje si fashiste. Duhet të ketë qenë një reagim emocional i pakontrolluar, i rastit gjithsesi. Më shumë se sa diçka e qëllimtë, për mua kjo ishte një tejkalim dhe shkelje e kodit miqësor që ne shqiptarët e kemi për ata që na ndihmuan dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe përparimit si shoqëri.
Do të ndaja një detaj të vogël, por besoj domethënës lidhur me miqësinë tonë me ndërkombëtaret. Deri sa isha duke u shkolluar në Gjermani, në klasën time kisha edhe një rus të ardhur nga Rusia. Të them të drejtën nuk e kisha qejf shoqërimin me të për shkak të qëndrimit që shteti i tij kishte mbajtur dhe po vazhdonte ta mbante ndaj Kosovës, por ditët në vijim e kuptova se ai ishte i një familje intelektuale dhe tërësisht me një kulturë perëndimore. Kjo bëri që unë ta ndryshoj qëndrimin tim për t’u miqësuar më të. Në vizitën e parë që pata në familjen e tij më kishte lënë përshtypje pritja dhe zakonet që kishin ata për mysafirët. Me të hyrë në derën e banesës nëna e tij duke u përshëndetur më tha: “ndjehuni si në shtëpinë tuaj, por mos harroni se jeni mysafir“.
Mendoj se ambasadori harroi se është mysafir kur e zuri në gojë fashizmin, apo mbase edhe nuk ia kemi thënë e as edhe përkujtuar këtë fakt atij dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë. Do të duhej të ishte natyrisht shumë i kujdesur si diplomat që është, për diçka që ne shqiptarët jo vetëm që e kishim mësuar nga librat e historisë për fashizmin, por edhe për faktin se ne e kishim përjetuar rëndë në jetët tona fashizmin e shtetit serb.
Besoj se kjo e ambasadorit do të kalonte dhe do të mbahej në mend si një lapsus i rëndë, krejtësisht i panevojshëm dhe i pasaktë në adresën që u dërgua. Po të mos ishin zhurmaxhinjtë e gazetarisë që veten e quajnë analistë, e që në të vërtet po dëshmohen se janë zëri i devotshëm i pushtetit, këta analistë nuk e thanë edhe një fjalë të vetme për fashizmin serb, i cili nuk ishte i shpikur, por ishte konkret dhe i dëshmuar para tërë botës. Këta analistë nuk hapin debate që siç e theksova edhe në hyrje, që shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme.
A jemi aq mirë që t’ia lejojmë vetes luksin të merremi me debate tërësisht të paqena siç është ky për fashizmin?! Pse nuk hapen debate për zhvillimin ekonomik, arsimin, energjinë elektrike, shëndetësinë, papunësinë, kulturën, varfërinë e skajshme, për bërllokun që na turpëron para çdo vizitori dhe na mbytë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë?!
Kjo nuk bëhet sepse mu këtë nuk e do pushteti. Për më shumë, pushteti nëpërmes zhurmaxhinjëve të vetë, ka për qëllim ta godasë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ajo është shumë aktive dhe po rrezikon realisht pushtetin e tyre. Është e domosdoshme ta theksojmë këtu se shumë nga zhurmaxhinjtë e djeshëm janë bërë deputetë, zëvendësministra etj.
Kjo do t’i ketë trimëruar zhurmagjinjtë e rijnë për ta njollosur jo vetëm opozitën, por edhe vetë popullin shqiptar për fashizëm, sepse nuk duhet të harrojmë faktin se edhe me gjithë ato hajni dhe parregullsi që u shfaqën gjatë zgjedhjeve të fundit kjo lëvizje ka dalë e treta në nivel vendi.
Për fund fare, le të më lejohet të them se frika dhe etiketimet për fashizëm në këto debate janë pjellë e pushtetit që po i plason në opinion nëpërmes zhurmaxhinjve të vetë për ta etiketuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe në këtë vend. Më shumë besoj se ky pushtet do të bie shumë shpejt se sa në shfaqjen e fashizmit ndër shqiptarët, sepse populli shqiptar ka një shpirt fisnik dhe tepër human për dokrra të tilla.
Më shumë po brengosëm për mjerimin intelektual që po e shfaqin zhurmaxhinjtë e pushtetit se sa për fashizmin. Kjo do të duhej të ishte tema e një debati në nivel vendi, sepse këta po helmojnë më shumë se gjithçka tjetër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-1-780x439.jpg)
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/45107ee3-3e79-45dd-a74f-9b5928d4ade7-780x439.jpg)
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti