LAJMI I FUNDIT:

Debat në Washington: BE duhet të jep datë për Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve

Debat në Washington: BE duhet të jep datë për Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve

“Bashkimi Evropian duhet të jep datë për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në qershor, në të kundërtën do të ishte dush i ftohtë për reformatorët në rajon” Ky është mesazhi kryesor i debatit për Ballkanin Perëndimor që e organizoi universiteti John Hopkins në Washington, pikërisht në pyetjen e rolit të BE-së në transformimin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidave të sigurisë.

“Paramendoni nëse nuk zgjidhej problemi me emrin e Maqedonisë, sa më e vështirë do të ishte zgjidhja e çëshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Server, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Maqedonia nuk merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, profesori nga Graz i Austrisë Florian Bieber thotë se përsëri do të mund të përforcohen forcat nacionaliste.


“Të të njëjtën kohë do të jetë sinjal negativ edhe hapja e dilemës nëse ja vlen të jesh i orientuar reformator pro-perëndimor, që bën kompromise të dhimbshme, kur shteti që ka bërë vendimet më të rëndë nuk është shpërblerë, kjo do të ishte një ‘dush i ftohtë’ ndaj reformatorëve në rajon”, deklaroi Bieber.

Qëndrim të përafërt për bisedimet me Maqedoninë kishte edhe ish deputeti evropian Johannes Svoboda, ndërsa vendimi pozitiv do të ishte sinjal i mirë edhe për të tjerët në rajon.

“Nëse shteti ka bërë hapa drejt demokratizimit, hapa drejt miqësisë së mirë, atëherë BE duhet të thotë, në rregull, e përfunduat punën tuaj dhe do të nisim bisedimet me ju. Ky është element i rëndësishëm, nuk bëhet fjalë për anëtarësim në BE, por nisje të bisedimeve”, tha Svoboda duke shtuar se kjo do të ishte sinjal pozitiv edhe për vendet tjera nëse e kryejnë punën e tyre si duhet.

Mesazhi nga debati në Washington është se krahas zgjidhjes së problemeve të ndërsjella, është i nevojshëm përparimi i përgjithshëm në rajon dhe përforcimi i demokracisë dhe drejtësisë, por nga ana tjetër kishte edhe kritika deri te Komisioni Evropian, për të cilën profesori Bieberi thotë se ka humbur autoritetin dhe kredibilitetin në raport me dialogun Beograd Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori