LAJMI I FUNDIT:

Debat në Gjermani për vaksinën e gripit të derrave

Debat në Gjermani për vaksinën e gripit të derrave

Një javë para nisjes së aksionit kombëtar të vaksinimit kundër të ashtuquajturit grip të derrit, sigurimi i preparateve të ndryshme për politikanë, nëpunës, ushtarë dhe për pjesën tjetër të popullsisë ka shkaktuar një debat të ndezur.

Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë Karl Lauterbach tha në një intervistë për një gazetë, se në çështjen e vaksinimit po krijohet përshtypja e një "mjekësie me dy klasa".

Ministria e shëndetësisë, që kishte porositur vaksina për nëpunësit, e hodhi poshtë akuzën.

Nëpunësit, ushtarët dhe politikanët do të marrin vaksina pa një substancë të caktuar shtesë, efektet anësore të së cilës nuk janë ende krejt të qarta.


Për shumicën e popullsisë u porosit një vaksinë me përforcues shtesë. /dw/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori