LAJMI I FUNDIT:

Davosi, lamtumira e botës së vjetër

Rrënimi brenda pak muajsh i elitarëve që mbushnin forumin.

Xhon Thain, shefi ekzekutiv i "Merill Lynch" (një nga kompanitë më të mëdha financiare në botë), vetëm pak para nisjes në Forumin Ekonomik të Davosit mori njoftimin se udhëtimi i tij ishte anuluar. Ai do të shkonte për t‘u marrë me marrëdhëniet me klientët e rëndësishëm, por do të ishte një veprim absurd në vetvete, pasi çfarë marrëdhëniesh me publikun mund të realizojë një kryemenaxher që ka fundosur bankën e tij, duke detyruar Departamentin e Thesarit t‘i japë miliarda dollarë për t‘i shpëtuar falimentimit?

Një tjetër "yll" i viteve të kaluara të Davosit ka qenë edhe Robert Rubin, ish-sekretar i Thesarit në presidencën e Bill Klintonit dhe këshilltar ekonomik i Obamës. Edhe ky VIP dha dorëheqjen disa ditë më parë nga bordi i "Citigroup" (një tjetër bankë e fuqishme) që u përfshi nga një skandal financiar i radhës, i shoqëruar me humbje kolosale.


Në Forumin Ekonomik Botëror, që çelet nesër, në listën e personave të famshëm ishte edhe emri i indianit Ramalinda Raju, i cili duhet të kryesonte një debat në lidhje me tregjet financiare.

Por, vetëm 2 javë më parë, themeluesit e shërbimeve kompjuteristike "Satyam"
iu mor pasaporta pas akuzave për falsifikim të bilancit. Indiani i famshëm thjesht kishte "harruar" të fuste në bilanc një humbje prej 1 miliard dollarësh.

Vazhdojmë me një tjetër VIP, këtë herë nga Kina. Ai është Huang Guangyu, njeriu që ndodhet në krye të perandorisë së elektroshtëpiakeve "Gome". Pas dy
muajsh arresti shtëpiak ka përfunduar në një burg të Republikës Popullore. Por
nuk përfundon këtu. Një fund më tragjik është ai i Adolf Mercle, 74-vjeçari në krye të një shumëkombëshi farmaceutik gjerman dhe një nga sipërmarrësit më të pasur të botës.

Dy javë më parë vrau veten duke u hedhur në shinat e trenit. Banki- Davos
erë amerikanë, industrialistë gjermanë, manjatë aziatikë, oligarkë rusë, e të tjerë e të tjerë janë tregues të një bote financiare në krizë dhe ish-personazhe të mitit
me emrin Davos. Recesioni më i rëndë që pas Luftës II Botërore ka shkatërruar një mit të elitës ndërkombëtare, që për shumë kohë ka pasur një zë të fuqishëm
në fatet e ekonomisë botërore. Këta njerëz, të pagëzuar me termin "superklasa", apo "Zotërit e universit", çdo fundjanari e kishin të detyrueshme të bëheshin bashkë në malet me dëborë të Zvicrës, në resortin madhështor e luksoz.

I ashtuquajturi "Njeriu i Davosit" përbënte thuajse një mutacion antropologjik. Ai ishte pjesë e një klase drejtuese që nuk i njihte kufijtë kombëtarë, që ishte shumë më e fuqishme se vetë qeveritë. Anëtarët e kësaj shtrese ishin të lidhur me njëri-tjetrin me interesa të përbashkëta dhe besnikë të neo-liberalizimit.
Rëndësia e Davosit është kundërshtuar shpesh.

Në fund të fundit ky takim i fillimvitit nuk ishte një takim institucional e nuk merrte vendime konkrete dhe mbi të gjitha, por është fakt, se çdo vit në këtë resort malor njerëzit më të fuqishëm diskutonin për sfidat më të rëndësishme globale. Debatet mes VIP-ave përbënin tendencë dhe pse jo shndërroheshin në formëzuese të axhendave qeverisëse të shumë shteteve.

Por, brenda një viti, Davosi duket se ka humbur gjithçka të famshme e të fuqishme që mishëronte. Pasuri shumë të mëdha janë zhdukur brenda natës, personalitete të fuqishme të financave kanë përfunduar burgjeve, apo nën hetim,
duke humbur çdo lloj besueshmërie dhe legjitimiteti. Dhe të mendosh që "Njeriu
i Davosit" përfaqësonte brezin e ri të drejtuesve të globalizmit. Thain, që përmendëm në fillim të shkrimit, konsiderohej në "Wall Street" si mishërim i gjenialitetit dhe simbol i njërës prej bankave më të fuqishme të planetit, "Merill Lynch".

Të njëjtin nam ai kishte pasur edhe në krye të një tjetër banke "Goldman Sachs", si dhe kur ishte në krye të Bursës së Nju Jorkut. Tërheqja e tij, të enjten e kaluar, është ende enigmatike. Pasi çoi në shkatërrim të plotë bankën e tij dhe pasi nxori në rrugë mijëra punonjës të saj në të gjithë botën, ai madje tentoi që t‘i jepte
vetes një bonus super të majmë prej 30 milionë dollarësh.

Ndërsa klientët e bankës nuk vinin gjumë në sy për fatin e parave të tyre, "gjeniu" shpenzoi 1.2 milionë dollarë për të ridekoruar zyrën. Kur doli në dritë "vrima" e madhe e humbjeve prej 15 miliardë dollarësh, bosi po bënte ski në Kolorado. Për sa i përket rënies së Rubinit ishte shumë më spektakolare,
sepse ai ishte një person që ndodhej fare pranë tij. Klintonian në bindje e në besim, Rubin pati një triumf personal në Davosin e vitit 1999, në përfundim
të së ashtuquajturës "dhjetëvjeçari i artë". Së bashku me ish-shefin e atëhershëm të Rezervës Federale, Alain Grinspen, ai konsiderohej në atë periudhë si "ideatori i një begatie të paprecedentë".

Dyshja u pagëzua unanimisht nga "elita" si "komiteti për shpëtimin e planetit" për aftësinë e rrallë që treguan në përballimin e krizës financiare në Meksikë (1995) dhe krizës në Azinë Jugore në vitin 1997. Si për ironi, Rubin firmosi në vitin 1999 ligjin që hiqte kufijtë mes bankave normale të depozitave dhe bankave të investimeve, një hap fatal ky që favorizoi dukshëm edhe krijimin e "flluskave" spekulative dhe keqfinancimin.

Tani, ylli i shndritshëm i Rubin është shndërruar në pluhur. Ndërsa
ndodhej në kupolën e "Citigroup", banka pësoi humbjet e saj më të mëdha
në historinë e saj, ku 100 mijë të punësuar kanë dalë në rrugë dhe si pasojë
Rubin nuk ka më përvojë pozitive për të dhënë. Një tjetër rast është ai i multimiliarderit gjerman, që i dha fund jetës me vetëvrasje. Merckle konsiderohej si tipiku i borgjezisë së vjetër industrialiste gjermane, mishërim i etikësprotestante të kapitalizmit. Personi i tij reflektonte origjinën antike të fenomenit të Davosit. Para se të "ndillte" elitën e 5 kontinenteve, lokaliteti që pati frymëzuar

"Mali i magjepsur" i Thomas Mann, në mbledhjet e para të Forumit Ekonomik
Botëror vinin kryesisht liderët francezë dhe gjermanë. Por kur kapitalizmi superfinanciar i Nju Jorkut dhe Londrës ia behu me forcë në Evropë, atëherë gjermani zbuloi se "kishte shitur shpirtin". Industritë e mirëfillta të Gjermanisë, siç ishte dikur perandoria e Merckle, u shndërruan në rrjete gjigante spekulimesh
të titujve derivativë, në një lojë pak a shumë kumari me rrezikshmëri të
madhe, që shkatërroi shumë industrialistë gjermanë. Për sa i përket indianit të
pasur me emrin Ramalinga Raju, ai është përfaqësues i kapitalizmit të ri indian,
që u shfaq fuqishëm në Davos vetëm dy vjet më parë. Pikërisht në takimin e viti
2007, ai hodhi reklamën e famshme për vendin e tij "India e mrekullueshme" dhe i gjithë resorti u mbush me postera të Indisë, një mënyrë kjo për të tërhequr investitorë të huaj në vendin që po përjetonte një bum ekonomik.

Të gjithë fatet e karrierat e personave të sipërpërmendur nga fate njerëzish të lavdishëm, janë djegur e shndërruar në fate të rrënuarish brenda 12 muajsh.

Është fakt që klima ishte pesimiste që një vit më parë në edicionin e janarit të 2008-ës. Krizat e para u paralajmëruan që në verën e vitit 2007 dhe thëniet e kthjellëta të "profetit" të shkatërrimit, që do të pasonte Nouriel Roubin, dëgjoheshin me vëmendje.

Pikërisht, ndërsa po zhvillohej Forumi, brenda mureve të tij mbërriti lajmi i arrestimit të punonjësit të bankës franceze "Societe Generale", Zherom Kerviel, që i kishte humbur bankës së vet plot 5 miliardë dollarë.

Në atë kohë VIP-at e Davosit menduan se mund t‘ia hidhnin kollaj vetëm
me një rast të tillë të izoluar. Pjesa më e madhe e tyre ishin të bindur që "çështja 5 miliardëshe" do të konsiderohej si çudia më e madhe e vitit. Sot ajo histori, krahasuar me ndodhitë që pasuan, mund të konsiderohet si një "pickim". Ndërkohë falimentuan "Bear Sterans" dhe "Lehman Brothers". Në Amerikë u shtetëzuan kolosët e kreditimeve si "AiG", "Bank of America", "Citigroup". Nga Britania në Belgjikë institucione e banka të fuqishme shpëtuan nga falimentimi vetëm falë shtetit.

Deri një vit më parë, edhe kundërshtarët më të thekshëm të "Njeriut të Davosit"
i atribuonin atij meritën e një lloj vizionimi e strategjie. Sot, kjo elitë botërore
është shkatërruar. Ata më me fat, ata që nuk u flakën nga vendet e punës me turp, apo nuk përfunduan qelive të burgjeve, janë shndërruar në "lypsa" të ndihmave të shtetit.

Elitarët e "Zotërit e universit" janë thjesht një racë në dekompozim e sipër, që
për të mbijetuar kacavirret pas ndihmave shtetërore, duke rrezikuar të marrë me vete në rrugën për në ferr ç‘t‘u dalë përpara. "Regjisori" i madh i Forumit Ekonomik të Davosit, gjermano-zvicerani Klaus Schwab, në të shkuarën ka shfaqur aftësi shumë të mira të adaptimit me situatën.

Ai, përveçse një biznesmen i jashtëzakonshëm, është edhe një "kafshë politike", që di të marrë për nga fryn era. Në edicionin e sivjetshëm, protagonistët kryesorë do të jenë Kryeministri kinez, Wen Jiabao, që vjen për herë të parë, si dhe Kryeministri rus, Vladimir Putin. Dy liderë politikë, dy shtete autoritare, dy vende që po fuqizohen dita-ditës. Mesazhi është i qartë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori