Ministri britanik, që është i ngarkuar me mbikëqyrjen e daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, ka thënë se Britania nuk do të paguajë faturën për Brexit në vlerë prej 100 miliardë euro.
David Davis i ka thënë një televizioni britanik se BE-ja nuk ishte në gjendje të vendoste në mënyrë arbitrare një shifër se sa do të jetë shuma përfundimtare që duhet paguar Britania për të dalë nga blloku.
Raportet e mëparshme kishin vlerësuar se pagesa do të ishte rreth 60 miliardë euro por Financial Times, ka thënë sot se kjo shumë është rritur pas kërkesave të shtuara të BE-së.
Davis ka thënë se Britania do t’i përmbushë obligimet ndërkombëtare por “ne nuk do të paguajmë 100 miliardë euro”.
Ndërkaq, negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier ka hedhur poshtë se kërkesat finaciare të bllokut për daljen e Britanisë ishin “dënim”, por ka paralajmëruar kundër “iluzionit” se Brexit do të ishte proces pa dhimbje.
Barnier i ka bërë thirrje Britanisë që të nisë bisedimet sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Disa kanë krijuar iluzionin se Brexit nuk do të kishte ndikim financiar në jetën tonë apo se negociatat mund të përfundojnë shumë shpejt”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa