LAJMI I FUNDIT:

Dashurohet në vendin e krimit

Dashurohet në vendin e krimit

Një plaçkitës romantik i cili ra në dashuri me arkëtaren e një zyre postare, të cilën e kishte plaçkitur më parë, është kapur pasi që ishte kthyer për t’i kërkuar asaj takim.

Bruno Perez, 31-vjeçar, e kishte shtyrë Lucia Marcelon, 21-vjeçare, t’i dorëzonte atij para nën kërcënim të armës, në postën e Genoas, por ai thjesht nuk mund ta largonte atë më nga mendja e tij.

Kështu që të nesërmen ai bleu një buqetë të madhe lulesh me disa prej parave që kishte vjedhur dhe u kthye në vendin e krimit për të kërkuar falje, si dhe t’i kërkonte asaj takim.

Por zonjusha e tij “e dashur” vazhdoi të fliste me të derisa nuk kishte aktivizuar një alarm të heshtur, i cili ishte i lidhur me stacionin policor, dhe ai u arrestua disa minuta më pas.


Një zëdhënëse e policisë ka thënë: "Duket se ai nuk ka mundur të durojë dot të mos kthehej dhe t’i kërkonte asaj takim, edhe pse i kishte të qarta rreziqet".