LAJMI I FUNDIT:

Danimarka blen 27 avionë për 2,7 miliardë euro

Danimarka blen 27 avionë për 2,7 miliardë euro

Danimarka mbylli sot blerjen e 27 avionëve luftarakë F-35 për të rinovuar flotën e saj të vjetër me modele F16 si dhe të rikonfirmojë angazhimin në krahë të aleatëve të saj të NATO-s, njoftoi kryeministri danez.

“Danimarka do të vazhdojë të japë një kontribut të nivelit të lartë në operacionet, ushtrime dhe kapacitetet e NATO-s”, deklaroi Lars Lokke Rasmussen në përfundim të një takimi me presidentin polak, Andrzej Duda në Kopenhagen.

Ky investim, që kap vlerën e 20 miliardë kuronave daneze (2,7 miliardë euro), u miratua sot nga shumica e partive politike, përfshirë edhe socialdemokratët në opozitë, të pranishme në Folketinget (Parlamenti danez).


Danimarka bën pjesë në tetë vendet partnere të SHBA-së, bashkë me Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Turqinë që financojnë zhvillimin e F-35, një avion multifunksional dhe i vështirë për t’u detektuar.