LAJMI I FUNDIT:

Danillovski për “linë e majmunit”: Nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re

Danillovski për “linë e majmunit”: Nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni njoftuan se ka shqetësime për përhapjen e lisë në vendet evropiane dhe se janë duke e përgatitur sistemin shëndetësor. Tashmë janë në negociata për blerjen e ilaçit antiviral “tecovirimat” si dhe për blerjen e vaksinave kundër lisë, ndërsa kanë bërë të ditur se do të sigurojnë komplete të veçanta diagnostikuese, pra analiza për linë e majmunit.

Epidemiologu Dragan Danillovski për “Faktor” tregon se nuk ka vend për panik të madh, duke shpjeguar qëndrimin e tij deri në detaje.

“Jo, nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re! Rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Do të ishte e mençur “shikimin ta kthejmë përreth” dhe të mos i kushtoni shumë rëndësi ortekut të informacioneve të ndryshme, shqetësuese, të zbukuruara rregullisht me foto “të përshtatshme” (madje, ndonjëherë, të lisë)! Të ruajmë mendjen dhe arsyen tonë! Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të “kthejmë shikimin anash”! Institucionet duhet të përgatiten maksimalisht, sikur të ishte rasti i lisë! Është absolutisht e nevojshme të sigurohen sasi të arsyeshme të vaksinës JYNNEOS dhe medikamentit tecovirimat, si dhe vaksinës së imunoglobulinës”, tha Danillovski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Lajme
Kalo në kategori