LAJMI I FUNDIT:

Daddy-G vjen për herë të parë në Tiranë më 11 janar, në “Munis 1”

Daddy-G vjen për herë të parë në Tiranë më 11 janar, në “Munis 1”

Nuk kishte si të fillonte më mirë ky vit i ri…

Ekipi i Turtle Fest, lajmëron se në datën 11 Janar, në Parkimin e Sheshit Skënderbej në Tiranë, do të organizojnë përsëri Minus1, një natë muzikore e cila tashmë po kthehet në një sinonim të kulturës urbane globale.

Mbas dy eventeve tejet të suksesshme me DUB FX dhe ASIAN DUB FOUNDATION, janë të lumtur t’ju lajmërojnë se në daten 11 Janar, për herë të parë në Tiranë, do të kemi të ftuar DADDY G (Dj-Set), një nga themeluesit e grupit me famë botërore Massive Attack sikurëse dhe nje nga arkitektet e atij që sot e njohim si “Bristol Sound”.


Ju mund të konsideroni Grant Marshall, a.k.a. Daddy G si arkitekt i “Bristol Sound”, një rrymë që merr frymë nga dub, reggae, funk, disko dhe hip hop, të përfaqësuar nga grupe legjendare si Massive Attack, Smith & Mighty, Tricky dhe Portishead. Një tingull që la gjurmët e tij globale për më shumë se një e gjysmë dekada.

Daddy G është themelues i kësaj fryme të re, pasi ai ishte një nga themeluesit e Wild Bunch Sound System, nga ku lindi dhe Massive Attack. Së bashku me Mushroom dhe 3-D, Daddy G ishte një nga anëtarët dhe një nga zërat kryesorë të grupit.

Përpara se të bëhej pjesë e një grupi, Daddy G ishte i njohur si një DJ. Që në moshën 10 vjeçare ai regjistronte mixime në kaseta, të frymëzuara nga DJ dhe artistët e preferuar të motrës së tij.

Në 1980 ai ishte një nga DJ-të më të rinj në Bristol, Angli duke vendosur shpejt emrin e tij si sinonim për një stil të muzikës eklektike.

Në festat ku G luante, pjesmarrësit gjithnjë mund të dëgjonin tracket më të rejat në disko, punk funk fresh nga NY, importet e para të rap, si dhe soul and dub reggae. Setet e DJ të Daddy G nuk janë vetëm legjendare për shkak të përzgjedhjes së trackeve por dhe aftësive të tij të miximit të shoqëruara nga performanca dinamike në mikrofon.

Informacione të tjera mbi eventin dhe biletat, do të publikohen së shpejti dhe mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

Magazina
“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Kalo në kategori