LAJMI I FUNDIT:

Cuculi: Ta mposhtim Partizanin

Cuculi: Ta mposhtim Partizanin

Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Ardian Cuculi, thotë se kuqezinjtë do ta ketë të vështirë të përmbysin disavantazhin ndaj Partizanit, por do të mundohen së fitojnë me një rezultat sa më të mirë.

Tetovarët u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e javës së kaluar në Beograd, ndërsa sonte presin kampionin e Serbisë në Shkup ku do të kenë mbështetjen e tifozëve shqiptarë.

Edhe pse përmbysja e rezultatit dhe eliminimi i Partizanit do të jetë një mision po thuajse i pamundur, lojtarët shqiptarë kërkojnë së paku një fitore nderi.

“Të jemi realë, avantazhi i Partizanit është i madh. Mund të ndodhin çudi, nuk dëshirojmë të eliminojmë mundësitë, por e rëndësishme për ne është të fitojmë sonte kundër një ekip aq të madh”, ka thënë Cuculi.


Ndeshja zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/