LAJMI I FUNDIT:

Çrregullimet me ereksionin shenjë e pranisë së sëmundjeve të zemrës

Çrregullimet me ereksionin shenjë e pranisë së sëmundjeve të zemrës

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA ka pohuar se meshkujt e prekur nga çrregullimet me ereksionin kanë 40% rrezik më të madh për sulme në zemër, në tru dhe çrregullime tjera kardiovaskulare.

Studimet e zhvilluara në New England Research Institutes, të cilat janë publikuar në Journal of the American College of Cardiology, kanë analizuar 1057 persona të moshës nga 40 deri në 70 vjeçare, të cilët janë përcjellë për 12 vite.

Shkencëtarët thonë se informacioni rreth çrregullimeve erektile te pacientët, mund të jetë po aq frytdhënës për mjekët në identifikimin e pranisë së sëmundjeve kardiovaskulare sa edhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe tensioni i rritur i gjakut./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori