Çrregullimet e ankthit janë grup çrregullimesh mendore që karakterizohen nga një ndjenjë e vazhdueshme e shqetësimit, ankthit dhe frikës. Janë çrregullimet psikiatrike më të zakonshme në popullatën e përgjithshme
Dr. Melita Kallaba
Psikiatër me qasje Psikoterapeutike
+383 44 276 130
melitakallaba@hotmail.com
Çrregullimet e ankthit më të zakonshme janë te femrat 5.2%, te meshkujt 2,8%.Prevalenca e shfaqjes gjatë jetës së një personi është 9-16% në Evropë, Azi, Afrikë, ndërsa 29% në SHBA.
Shkaktarët kryesor janë biologjikë-gjenetika dhe një rol shumë të rëndësishëm luajnë faktorët psikologjik dhe social.
Në jetën e përditshme, për të shpjeguar një gjendje emocionale shqetësuese, fjala frikë dhe ankth përdoren njëkohësisht.
Përdorimi i saktë i tyre në aspektin klinikë ka përdorim të ndryshëm, megjithatë nuk është aq e thjeshtë të përdorësh me saktësi fjalën frikë apo ankth, për të shprehur një gjendje të caktuar emocionale.
Frika përjetohet si pasojë e një kërcënimi të njohur, të jashtëm, ndaj të cilit, organizmi ynë reagon në aspektin emocional dhe fiziologjik.
Ankthi është një gjendje e pakëndshme emocionale që shoqërohet me simptoma fizike, por që shkaku i kësaj gjendjeje shpeshherë është i papërcaktuar, ose identifikohet me vështirësi dhe është i pakontrollueshme.
Prandaj, frika dhe ankthi duke qenë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, çrregullimet specifike të cilat përmbajnë frikë dhe ankth shprehen me një term të përbashkët çrregullimet e ankthit. Ekzistojnë disa lloje të Çrregullimeve të ankthit:
Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar, Çrregullimi i panikut, Çrregullimi i ankthit social, Agorafobia, Fobitë specifike, Çrregullimi i ankthit të ndarjes, Çrregullimi i stresit pas traumës, Çrregullimi obsesivo-kompulsiv, Mutizmi selektiv.
Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar
Është një çrregullim që karakterizohet nga një gjendje e ankthit dhe e shqetësimit të tepërt të vazhdueshëm (pritje e frikshme), për një sërë ngjarjesh ose aktivitetesh. Intensiteti, kohëzgjatja ose frekuenca e ankthit dhe shqetësimit janë në disproporcion me mundësinë e ndikimit aktual të ngjarjes së parashikuar. Personi e ka të vështirë të kontrollojë shqetësimin për të mos i ndikuar në obligimet ditore.
Personat me çrregullim ankthi të përgjithësuar vazhdimisht janë në pritje të një ngjarje të pakëndshme, që ka të bëjë me rrethanat e përditshme të jetës, të tilla si përgjegjësitë e mundshme në punë, shëndeti dhe financat, shëndeti i anëtarëve të familjes, fatkeqësitë e fëmijëve të tyre ose çështje të vogla (p.sh., duke bërë punët e shtëpisë ose duke u vonuar në takime).
GAD (Generalized anxiety disorder) shoqërohet me simptoma të shumta fizike: lodhje, tension muskulor, vështirësi për t’u përqendruar, iritabilitet, probleme me gjumin (vështirësi për të zënë gjumi, për të qëndruar në gjumë, apo gjumë i parehatshëm). Diagnoza e GAD vendoset atëherë kur personi i ka përjetuar simptomat për një periudhë gjashtë mujore e tutje.
Para se të vendoset diagnoza e GAD duhet të përjashtohen shkaktarët e tjerë të mundshëm në shfaqjen e simptomave të GAD, të tilla si drogat dhe shkaqet tjera mjekësore.
Çrregullimi i panikut
Çrregullimi i panikut nënkupton përjetimin e një ndjenje intensive të shqetësimit, të shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje, marramendje, konfuzion, dridhje, të rrahura të shpejta në zemër. Këto simptoma mundë të zgjasin disa minuta, ku kombinacionin e arrijnë pas 10-15min,ose mundë të zgjasin më tepër. Shkaku i këtyre simptomave shpesh është i paqartë, ose mundë të ndodhë si pasojë e mendimeve iracionale, nga stresi.
Nëse këto sulme janë kronike dhe ndikojnë në funksionimin e përditshëm ditor, mund të vendoset diagnoza e çrregullimit të panikut.
Çrregullimi i ankthit te ndarjes
Nënkupton frikë dhe ankth të theksuar në raport me situatën kur personi ndahet nga shtëpia ose nga personi atashues. Personat me këtë çrregullim shqetësohen shumë për mirëqenien e figurave kryesore atashuese, dhe gjithmonë duan të dinë vendndodhjen e tyre kur nuk i kanë afër. Ata gjithashtu shqetësohen për ngjarje të pakëndshme për vete si aksident, rrëmbim, humbje, si pasojë e të cilave do të ju vështirësohej mundësia e ribashkimit me figurën atashuese. Ata hezitojnë ose refuzojnë të dalin vetëm nga shtëpia për shkak të frikës së ndarjes.
Çrregullimi i ankthit social
Çrregullimi i ankthit social është një gjendje e karakterizuar me frikë intensive nga gjykimi publik, poshtërimi në situata të ndryshme sociale. Mundë të përjetohet në të gjitha ndërveprimet sociale ose ne situata të caktuara sociale. Një situatë e tillë e vështirë për tu përballuar është prezantimi përballë një publiku të gjerë. Manifestimet fizike i shoqërojnë situatat e tilla, si skuqje, takikardi, djersitje, vështirësi në të folur, etj.
Agorafobia
Është një ndjenjë e frikës në raport me një vend ose situtë të caktuar, nga ku është i vështirë largimi. Frikërat më të zakonshme janë të qenurit vetëm jashtë shtëpisë, udhëtimi me mjete publike të transportit, të qenurit në hapësira të hapura (parking, treg, urë), të qenurit në hapësira të mbyllura (shitore, kinema, teatër), të qenurit në mes të një grupi të madh të njerëzve ose pritja në radhë.
Të shumtën e herëve ajo vjen si pasojë e ataqeve të panikut dhe me qëllim të shmangies nga situatat e mundshme ku personi mundë të përjetoje një sulm tjetër paniku. Gradualisht personi një ditë mundë ta gjejë veten të izoluar në shtëpi me qëllim të shmangies së situatave të mundshme ku ka përjetuar ataqe të panikut në të kaluarën.
Fobitë specifike
Fobi specifike nënkupton përjetimin e frikës dhe ankthit nga objekte ose situate specifike. Fobitë e zakonshme janë: frika nga kafshët, nga fluturimi, nga lartësitë, nga injeksionet, nga gjaku.
Ekspozimi ndaj fobisë specifike gjithashtu shoqërohet me simptoma fizike si dridhje, takikardi, alivanosje, etj. Në shumicën e rasteve me fobi specifike, ankthi shfaqet jo vetëm kur ata përballen me ngacmuesin e frikshëm, por edhe kur presin të takohen me te (ankthi paraprirës). Zakonisht pranohet nga ata që e ndjejnë se kjo frikë është në disproporcion me rrezikun e mundshëm, por megjithatë nuk arrijnë ta tejkalojnë.
Çrregullimi i stresit pas traumës
ÇSPT deri para pak kohësh ishte i klasifikuar si një çrregullim i ankthit. Në manualin e pestë diagnostikues DSM 5 ka kaluar në çrregullimet e lidhura me stresin dhe traumën si pasojë e përvojave traumatike.
Përvoja të tilla traumatike janë fatkeqësitë natyrore (tërmetet, vërshimet), luftërat, abuzimet seksuale, aksidentet. Ekspozimi afatgjatë në një situatë stresuese mundë të rezultojë në ÇSPT. Simptomat e zakonshme të ÇSPT-së janë: Rikujtimi i vazhdueshëm i ngjarjes traumatike, probleme me gjumin, agresivitet dhe ndjenja e ngacmueshmërisë, vështirësi në përqendrim, simptoma te shumta fizike. Ankthi dhe depresioni zakonisht e shoqërojnë ÇSPT-në dhe kompikacioni i zakonshëm është abuzimi i substancave.
Çrregullimi obsesivo-kompulsiv
Është çrregullim i lidhur me mendime obsesive dhe sjellje kompulsive. Obsesionet janë mendime të përsëritura dhe ndërhyrëse që shkaktojnë ankth. Kompulsionet janë sjellje të cilat bëhen me qëllim të lehtësimit të shqetësimeve të shkaktuara nga mendimet obsessive. Sjellje të tilla të shpeshta janë pastrimi i shpeshtë i duarve, kontrollimi i dyerve dhe aktivitete të tjera përsëritëse.
Që nga versioni i pestë i manualit diagnostikues DSM 5, OCD nuk kategorizohet në grupin e çrregullimeve të ankthit.
Mutizmi selektiv
Mutizmi selektiv është Çrregullim ku personi është i aftë për të folur, por në situata të caktuara nuk flet. Zakonisht e shoqëron ndjenjën e turpit dhe ankthit social.
Çrregullimi i ankthit për shkak të një gjendjeje tjetër shëndetësore
Tipari thelbësor i çrregullimit të ankthit për shkak të një gjendjeje tjetër mjekësore është një gjendje e theksuar e ankthit që shpjegohet më së miri si pasojë një efekti fiziologjik të një gjendjeje tjetër mjekësore. Simptomat mund të përfshijnë simptoma të theksuara të ankthit ose sulme paniku. Gjykimi se simptomat shpjegohen më së miri nga gjendja fizike duhet të bazohet në provat e mbledhura nga historia, ekzaminimi fizik ose gjetjet laboratorike. Për më tepër, duhet të konstatohet se simptomat nuk shpjegohen më mirë nga një çrregullim tjetër mendor.
Si diagnostikohen Çrregullimet e ankthit
Diagnoza vendoset në bazë të simptomave ekzistuese të personit. Nuk ekzistojnë teste laboratorike që do ta përcaktonin diagnozën.
Për të vendosë diagnozën e ndonjërit nga Çrregullimet e Ankthit do të duhej që simptomat të jenë të pranishme për një periudhe gjashtë mujore, në të shumtën e ditëve dhe të kenë ndikuar në aftësinë e personit për një funksionim normal ditor, pra kur simptomat ndikojnë në kualitetin e jetës së përditshme.
Diagnoza diferenciale
Si të gjitha emocionet tjera ekzistuese, frika dhe ankthi janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ato konsiderohet patologjike atëherë kur janë shumë intensive, zgjasin në kohë dhe ndërhyjnë në kualitetin e jetës së përditshme.
Fillimisht duhet të përjashtohen shkaqet e mundshme organike që shoqërohen me simptoma të ankthit si çrregullimet endokrine (hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, hiperprolaktinemia), metabolike (diabeti), nivelet e ulura të vitaminave D, B2, B12, acidit folik, sëmundjet gastrointestinale (sëmundja e celiakesë-ndjeshmëria ndaj glutenit), sëmundjet inflamatore të zorrëve, anemia dhe sëmundjet degjenerative të trurit (demenca, parkinson, skleroza multiple, sëmundja Huntington).
Disa substanca mundë te shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e ankthit. Alkooli, duhani, kanabisi, qetësuesit, opioidet (drogat e paligjshme si heroina ose edhe barnat kundër dhimbjes), stimuluesit (kafeina, kokaina, amfetamina), halucinogjenet.
Trajtimi i GAD
Pas vlerësimit te gjithanshëm të gjendjes së klientit, jo vetëm përmes simptomave por edhe faktorët tjerë kyç si shkaktar të mundshëm, përcaktohet plani i trajtimit.
Prandaj në planin e trajtimit përfshihen: Mënyra e jetës, Trajtimi medikamentoz dhe Trajtimi psikoterapeutik.
Stili i jetës
Është shumë e rëndësishme të ndiqet një stil jetese i shëndetshëm, ku përfshihen: aktivitetet fizike, reduktimi i kafeinës, duhanit dhe substancave tjera të dëmshme.
Ushqimet e shëndetshme që përmbajnë vitamina të cilat kanë ndikim në uljen e intensitetit të ankthit, si peshku, mëlçia, mishi i viçit, vezët, etj.
Trajtimi psikoterapeutik
Metoda më e përshtatshme psikoterapeutike për trajtimin e GAD është Terapia Kognitive e sjelljes(CBT). Vështirësia në aplikimin e saj qëndron në faktin që ajo përfshin detyra të shtëpisë që do të duhej të kryhen nga klienti dhe angazhim më të madh nga vetë ai. Mirëpo klientët zakonisht i neglizhojnë ato angazhime dhe presin zgjidhje të gatshme dhe këshilla direkte nga terapisti. Trajtimi psikoterapeutik gjithashtu ka një kosto më të lartë, pasi seancat terapeutike duhet të zhvillohen 1-2 herë gjatë javës për një periudhë minimale 3-6 mujore.
Trajtimi medikamentoz
Trajtimi i zakonshëm i çrregullimeve të ankthit është ai me antidepresivë: si inhibitorët selektiv të rikapjes së serotoninës SSRI dhe inhibitorët selektiv të rikapjes së serotoninë-norepinefrinës SNRI, për një periudhë 6-12 mujore ose më shume. Varësisht nga simptomat shoqëruese, trajtimi mund të kombinohet edhe me medikamente të tjera psikotrope.
Rezultatet më të mira të trajtimit arrihen me kombinimin e trajtimit medikamentoz, psikoterapeutik dhe një stil jetese i shëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova