LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo posedon orën më të shtrenjtë në botë, ‘Rolexin’ që kushton mbi 430 mijë euro

Cristiano Ronaldo posedon orën më të shtrenjtë në botë, ‘Rolexin’ që kushton mbi 430 mijë euro
Foto: PA

Cristiano Ronaldo është pronari krenar i asaj që mendohet të jetë ora më e shtrenjtë në botë, me një çmim të jashtëzakonshëm prej 371,000 funtesh (432 mijë euro).

Ylli i Manchester United është një nga vetëm dy futbollistët aktivë që ka fituar mbi një miliard euro gjatë karrierës së tij si lojtar, së bashku me lojtarin e PSG-së, Lionel Messi, shkruan SportBible.

Ronaldo së fundmi u emërua sportisti i pestë me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave, përpara lojtarëve si: David Beckham, LeBron James dhe Roger Federer.


Me këtë në mendje, nuk është aspak befasi që 36-vjeçari ka shfrytëzuar rastin për të poseduar një bizhuteri tërheqëse të markës “Rolex”.

Foto: PA

Sidoqoftë, “Rolex”-i i Ronaldos nuk është saktësisht lloji që mund të shihni në jetën e përditshme, pasi GMT Master Ice i tij kishte një çmim astronomik të lidhur me të.

Siç raporton Daily Star, ish-sulmuesi i Juventusit e bleu orën në vitin 2019, ndërsa ende luante për klubin e Serie A.

Duke kushtuar 371,000 funte (432 mijë euro) në atë kohë, ajo u bë zyrtarisht ora me çmimin më të lartë që kompania kishte shitur ndonjëherë – gjë që mbetet kështu edhe sot e kësaj dite.

E përbërë nga ari i bardhë 18 karatësh, korniza dhe rripi i dorës gjithashtu ia shtojnë vlerën, me thekse diamanti 30 karatësh që e dallojnë orën praktikisht nga çdo gjë tjetër në treg.

Foto: PA

Pothuajse çdo centimetër i orës është i mbuluar ose me gurë ose me ar të bardhë, duke krijuar një orë që i përshtatet blerësve më ekskluzivë.

Nuk është gjithashtu e gjitha e dukshme, pasi kutia e saj do të thotë që ora mund të mbajë presionin e ujit deri në 100 metra – megjithëse nuk mund ta imagjinoni se dikush do të ishte aq i çmendur sa ta mbante atë në oqean.

Është e mundur që pjesa të ishte një dhuratë për Krishtlindje, pasi sulmuesi u pa duke e vënë atë për herë të parë më 27 dhjetor 2019.

Foto: PA

Interesante është se Ronaldo nuk është parë me të në kyçin e dorës që kur u largua nga Torino për në Mançester këtë verë, duke ngritur pikëpyetje nëse ai ende e zotëron atë – apo nëse ora qëndroi në Itali.

Në përgjithësi, ka pasur pak shikime publike të “Rolex”-it, ku e para ishte paraqitja e tij në Dubai Global Soccer Awards në janar të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më

Magazina

"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

Magazina
Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem

Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem

Magazina
Kalo në kategori