Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme ka publikuar Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusi COVID-19, i cili përbëhet nga 153 faqe dhe pritet të hyjnë në fuqi nga 22 qershori.
Në Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e coronavirusit, janë dhënë edhe informata praktike për shërbimin në maternitet, transmeton Telegrafi.
Në manual thuhet se të gjitha gratë shtatzëna, përfshirë ato me infeksione të konfirmuar ose të dyshuar për COVID19, kanë të drejtën për kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë para, gjatë dhe pas lindjes.
Kjo përfshin kujdesin antenatal, intrapartal, kujdesin për të porsalindurin, postnatal, si dhe atë të shëndetit mendor.
Manualin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Më poshtë disa nga rregullat që janë paraparë në Manualin për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19:
Shtatzënia ndryshon sistemin imunitar të gruas, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj infeksioneve. Sidoqoftë, për momentin nuk ka asnjë dëshmi që sugjeron se
gruaja shtatzënë ka më shumë gjasa të preket nga COVID 19 sesa pupullata e gjerë dhe as nëse ka më shumë gjasa që të kenë sëmundje më serioze si rezultat
i infektimit.
Gratë shtatzëna përjetojnë ndryshime në trupin e tyre që mund të rrisin rrezikun nga disa infeksione. Është gjithmonë e rëndësishme që gratë shtatzëna të mbrohen nga sëmundjet dhe të raportojnë simptomat e mundshme (përfshirë methe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje) tek ofruesi i tyre i kujdesit shëndetësor.
Gratë shtatzëna duhet të bëjnë të njëjtat gjëra si popullata e gjerë për të shmangur infeksionin. Gratë shtatzëna pa ndonjë simptomë të kollës ose ethe dhe pa histori kontakti me një rast të konfirmuar me COVID 19 duhet të marrin masat e kujdesit të përgjithshëm për të parandaluar ndonjë infeksion.
Këshillat e përgjithshme: Lani duart shpesh me sapun dhe ujë. Mbuloni gojën dhe hundën me shami ose faculetë letre ose me gropen e bërrylit gjatë kollitjes ose teshtitjes. Nëse përdorni shami, lani shpesh. Nëse përdorni faculetë letre, hudheni menjëherë faculetën e përdorur. Mbani distancën sociale – mos shkoni në vendet e mbushura me njerëz, shmangni përdorimin e transportit publik. Shmangni kontaktin me personat që vuajnë nga ethet ose kolla, ose me këdo që kollitet ose teshtinë. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, sa më shumë që të jetë e mundur.
Pastroni/dezinfektoni sipërfaqet e kontaminuara siç janë tavolinat, dorëzat e dyerve, telefonat mobilë dhe objektet e tjera të përditshme. Nëse keni kollë, ethe ose pengesa të frymëmarrjes, kontaktoni menjëherë mjekun.
Thirrni në telefon përpara se të shkoni në një institucion shëndetësor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve tuaja lokale shëndetësore.
Kujdesi antenatal:
Shkoni rregullisht për vizita të kujdesit antenatal (para lindjes) dhe ndiqni të gjitha udhëzimet e ofruesit tuaj të kujdesit maternal.
Gratë shtatzëna duhet të vazhdojnë të bëjnë vizitat e tyre rutinore të kujdesit antenatal dhe lindjen në institucione shëndetësore. Edhe pse këshillohet që vizitat e panevojshme në spital duhet të shmangen në kohën e pandemisë së koronavirusit, është e rëndësishme që gratë të bëjnë vizitat e tyre antenatale dhe të lindin në institucione shëndetësore, në mënyrë që të kenë rezultatet më të mira shëndetësore për veten dhe foshnjat e tyre.
Gratë shtatzëna të shqetësuara për ekspozimin ose simptomat që tregojnë për infeksion të mundshëm me COVID-19 duhet të vizitojnë qendrën më të afërt shëndetësore: Ato duhet të shmangin përdorimin e transportit publik, por duhet të thërrasin autoambulancën ose të përdorin transport privat. Informoni menjëherë ngasësin e autoambulancës, në mënyrë që të mund të ndërmarrë hapat e duhur parandalues dhe të informojë paraprakisht spitalin. Ato duhet të përdorin një maskë ose të mbulojnë hundën dhe gojën ndërsa bashkëveprojnë me drejtuesin e autoambulancës ose stafin në spital.
Njoftoni qendrën shëndetësore ose spitalin përpara mbërritjes, nëse është e mundur, në mënyrë që institucioni të bëjë përgatitjet e duhura për kontrollin e infeksionit para mbërritjes. Ata duhet të informojnë menjëherë recepsionin ose ofruesin shëndetësor për simptomat/ rrezikun e ekspozimit/ kontaktin.
Ato duhet të shmangin kontaktin me pacientët tjerë dhe shoqëruesit e tyre dhe të presin deri në këshillën e stafit shëndetësor se ku mund të presin/ ose të marrin
shërbime emergjente.
Nëse është një emergjencë (kanë dhimbje të lindjes/ ndonjë problem të tillë si gjakderdhje/ konvulsione, etj.), ato menjëherë duhet të informojnë stafin
shëndetësor për këtë.
Evidencat mjekësore në dispozicion në këtë moment nuk sugjerojnë që COVID-19 mund të shkaktojë ndonjë problem shtesë gjatë shtatzënisë ose të ndikojë në shëndetin e foshnjës pas lindjes.
Ende nuk ka njohuri të sakta nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta bartë virusin te fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri më tani, virusi nuk është gjetur në mostrat e lëngut amniotik ose të qumështit të gjirit.
Këshillat e OBSh-së janë që prerjet cezariane duhet të kryhen vetëm kur ka indikacione mjekësore. Prania e COVID 19 nuk paraqet ndonjë ndryshim sa i përket mënyrës së lindjes.
Ende nuk dihet shumë se si përhapet koronavirusi. Përhapja nga personi në person mendohet të ndodh kryesisht përmes spërklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtit, të ngjashme me mënyrën se si përhapen infeksionet tjera respiratore.
Qumështi i gjirit është burimi më i mirë i ushqimit për shumicën e foshnjave dhe siguron mbrojtje ndaj shumë sëmundjeve. Gratë që ushqejnë foshnjet e tyre me gji nuk duhet të ndahen nga të porsalindurit e tyre, pasi nuk ka dëshmi që tregojnë se viruset respiratore mund të transmetohen përmes qumështit të gjirit.
Nëna mund të vazhdojë ushqyerjen me gji, për sa kohë që zbaton masat e kujdesit të nevojshëm si më poshtë:
• Nënat simptomatike por mjaftueshëm të shëndetshme për të ushqyer me gji, duhet të marrin masat e mëposhtme të kujdesit gjatë gjidhënies:
• Vendosni një maskë gjatë mbajtjes së fëmijës dhe ushqyerjes në gji të fëmijës;
• Lani duart para se të prekni fëmijën;
• Mbajini të pastra të gjitha sipërfaqet.
• Nëse një nënë është shumë e sëmurë për të ushqyer me gji foshnjën, ajo duhet të inkurajohet të nxjerr qumështin që mund t’i jepet fëmijës duke përdorur të gjitha masat e mësipërme të kujdesit të dhe të përdorë një gotë dhe/ ose lugë të pastër për t’i dhënë qumështin e nxjerrur.
Kontakti i ngushtë dhe ushqyerja e hershme ekskluzivisht me gji, ndihmon
që foshnja të zhvillohet. Ju duhet të mbështeteni për të: e. Ushqyer foshnjën me gji në mënyrë të sigurt, mbani një maskë gjatë kontaktit me foshnjën, siguroni kujdesin ‘kengur’ të nënës dhe ushqeni me gji foshnjën; f. Lani duart para se të prekni foshnjën dhe të mbani foshnjën tuaj lëkurë me lëkurë; dhe g. Të ndani dhomën e njëjtë me foshnjën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës