LAJMI I FUNDIT:

COVID 19, Berisha: Kukësi-Hasi dhe Tropoja duhet të koordinohen me Prizrenin dhe Gjakovën

COVID 19, Berisha: Kukësi-Hasi dhe Tropoja duhet të koordinohen me Prizrenin dhe Gjakovën

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha kërkoi decentralizim të mjekimit për COVID 19.

Për emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, ai tha se duhen përgatitur dhe spitalet në qarqe, ndërsa për Kukësin Hasin dhe Tropojën thotë se duhet të bashkërendohet puna me Gjakovën dhe Prizrenin.

“Decentralizimi i mjekimit. Në gjithë këtë univers të kësaj epidemie kemi mjekë, ndonëse numri ka rënë në mënyrë të tmerrshme në 7 vite, nga 1 me 600 është bërë 1 me 1000. Por kemi edhe shtretër, nuk do mungojnë në spitale nëse e organizojmë mirë punën. Kanë vendosur të bëjnë karantinë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, dakord jam. Por kemi edhe qarqet, Korçën, Elbasanin, Fierin, Shkodrën. Të gjitha këto mund të pajisen dhe bëhen qendra të pritjes në rast nevoje sepse nuk dimë përmasat sesa do të jenë”, tha Berisha, transmeton KP.


Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren.

“Për Kukësin dhe Tropojën duhet të bashkërendohen me Gjakovën dhe Prizrenin. Mbyllja e kufirit që i bënë njëri-tjetrit me Kosovën duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren. Ata duhet të bashkëpunojnë se cili do të jetë për COVID dhe cili do të jetë për probleme të tjera. Në këtë mënyrë Shqipëria do ta përballojë me shtretër pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori