LAJMI I FUNDIT:

​Coronavirusi në Itali, shënohen 162 viktima në 24 orë

​Coronavirusi në Itali, shënohen 162 viktima në 24 orë

Italia vijon të shënojë bilance të ulëta nga pandemia e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 162 viktima ku në total numërohen 32,169 të vdekur.

Numri i personave që kanë humbur betejën me virusin ka pësuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme ku numëroheshin 99 viktima.


Në rritje është dhe numri i të shëruarve ku këtë të martë u raportua për 2075 persona që kanë lënë spitalet. Gjithsej, 129,401 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Po këtë të hënë numri i të infektuarve është rritur me 813 ku në total janë 226,699 persona të infektuar.

Aktualisht numri i personave pozitiv aktiv është 65,129 prej të cilëve 713 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. /kp/Telegrafi/