LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, anulimi i dasmave dëmton disa sektorë në Maqedoni

Coronavirusi, anulimi i dasmave dëmton disa sektorë në Maqedoni

Për shkak të krizës me koronavirusin, të gjitha festimet kryesore janë shtyrë, të tilla si dasma që përfshijnë angazhimin e shumë bizneseve- nga restorante deri në studiot e modës, dhe sallonet e ondulimit, që tani po pësojnë humbje të mëdha.

Marija Sinadinovska Arsovska – hoteliese

“Këtu bëhet fjalë jo vetëm për shtyrjen e datës së dasmës në restorant, por edhe për shtyrjen e muzikës, studiot e fotografimit, si dhe ato dyqane të artizanaleve që qepin veshjet e dasmave, kostumet me porosi, kompanitë që do të punojnë për dekorim, kompanitë që do të furnizojnë me ushqim etj. Pra, një zinxhir i tërë i ekonomive të vogla ose mikro-ndërmarrjeve që janë në biznesin e shërbimit”


Këto hotelierë e presin lehtësimi e masave për mbrojtje nga virusi korona. Ata kërkojnë që të përfshihen në këtë proces, në mënyrë që të mund të mbahen festimet e tilla. Ata thonë se nuk duan që shëndeti i klientëve të rrezikohet dhe se do të duhet të ndjekin udhëzimet, por duhet të gjendet një model i përshtatshëm për funksionimin e tyre.

Marija Sinadinovska Arsovska- hoteliere

“Distanca prej dy metrave për një numër të madh të dasmave mendoj që është e pamundur sepse një pjesë e madhe e mysafirëve janë familjarë, ndoshta familje prej pesë anëtarëve që jeton në një shtëpi kurse në tavolinë duhet të siguroni të paktën dy metra largësi”.

Këtë periudhë nuk punojnë as agjencitë për organizimin e dasmave. Në disa prej tyre, janë anuluar rreth 70% të dasmave sepse pjesa më e madhe e klientëve janë mërgimtarë që tani s’mund të kthehen në shtëpi vetëm për të bërë dasma. Pjesa tjetër e klientëve presin rimëkëmbjen e sektorit.

Nga Qeveria paralajmëruan se është e mundshme hapja e objekteve të hotelerisë ka mesi i majit, por me masa të rrepta të kujdesit. Do punohet vetëm me 20% të kapaciteteve dhe me respektimin e distancës fizike prej dy metrave mes mysafirëve. Por, a mund të paramendohet dasma tradicionale në kushte të tilla?

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori