LAJMI I FUNDIT:

Çollaku i zhgënjyer për mos miratimin e rekomandimit për emërimin e anëtarëve të OSHP-së

Çollaku i zhgënjyer për mos miratimin e rekomandimit për emërimin e anëtarëve të OSHP-së

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku shpreh zhgënjimin për mos miratimin e rekomandimit të Organit të Pavarur Përzgjedhës për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Emërimi i anëtarëve dhe funksionalizimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik ka qenë kriteri i fundit i mbetur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

“Me gjithë respektin dhe mirëkuptimin për pavarësinë dhe vullnetin e deputetëve për vendimmarrje sipas përcaktimit të tyre, dështimi për të funksionalizuar Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik vetëm dy ditë para ardhjes së misionit vlerësues të ekspertëve të Bashkimit Evropian, rrezikon të ndikojë negativisht në raportin vlerësues të këtij misioni”, ka thënë Çollaku për KosovaPress.


Ministri Çollaku fton Kryesinë e Kuvendit dhe grupet parlamentare të ri shqyrtojnë këtë çështje me urgjencë dhe të marrin vendimin e duhur, në mënyrë që edhe ky kriter për liberalizimin e vizave të përmbushet sa më shpejt.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori