LAJMI I FUNDIT:

Cohen mahnit sërish, në premierë me brekë (Foto)

Cohen mahnit sërish, në premierë me brekë (Foto)

Aktori i njohur britanik, Sacha Baron Cohen, e zbuloi personazhin e tij të ri të imagjinuar, në premierën botërore të filmit “Grimsby”, në Londër. Ai parakaloi mbi qilimin e kuq, tërësisht i përkushtuar ndaj rolit të tij, atë të Nobbyit, i cili është një huligan që tërë ditën konsumon birra dhe është i pasionuar pas futbollit.

‘Nobby’ arriti në premierë, i shoqëruar nga një grup vajzash me rroba banje dhe një grup të fëmijëve të tij, të cilët po ashtu në duar mbanin nga një kanaçe me birrë, transmeton emisioni Express i KTV-së.

Sacha Baron Cohen, në të kaluarën, i ka sjellë në ekran disa prej personazheve më të çuditshme, më kontroversë dhe më të shfrenuar, si pjesë e filmave të tij të kaluar, të tillë si: Ali G, Borat, Bruno dhe General Aladeen.


koh1

Ndërkaq, në filmin “Grimsby”, personazhi i tij Nobby është një banor i qytetit Lincolnshire. Një ditë ai e gjen veten të ngatërruar në një mision për ta shpëtuar botën, kjo pasi arrin ta gjejë vëllanë e tij të humbur prej 28 vjetësh, që sot është një spiun shumë i zoti i njohur me emrin Sebastian, e i cili vjen në film i portretizuar nga aktori Mark Strong.

Filmi, që nga lansimi i trailerit të tij, ka shkaktuar debate për portretizimin negativ të Grimsbyt dhe banorëve të këtij qyteti. Mirëpo, regjisori i këtij projekti, Louis Leterrier, tha se shpreson që këta banorë do ta kuptojnë humorin që e sjell ky personazh dhe do ta shijojnë filmin e tij.

koh2

Mbi qilim të kuq u spikat edhe bashkëshortja e Sacha Baron Cohenit, aktorja e njohur hollivudiane, Isla Fisher, e cila në këtë film e portretizon Jodiein, të dashurën e Sebastianit.

Filmi “Grimsby’ do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Britanisë së Madhe nga 24 shkurti, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të publikohet me titullin “The Brothers Grimsby” dhe do të shfaqet nëpër kinema nga 11 marsi.

koh3

Në trend Magazina

Më shumë
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Butrint Imeri publikon këngën e re “Lej kto rrena”

Butrint Imeri publikon këngën e re “Lej kto rrena”

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina

"Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari" - publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori