LAJMI I FUNDIT:

“CNN”: Ja pse Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën

“CNN”: Ja pse Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, dy ditë më parë, u duk se do të “nxehte” më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve kanë njohur një sërë incidentesh edhe më herët. Vrasja e ambasadorit, nga polici 22-vjeçar në një galeri arti në kryeqytetin turk, Ankara, nga shumë u cilësua si një shkëndijë e re.

Në një analizë të saj, “CNN” sqaron pse marrëdhëniet mes dy shteteve janë të qëndrueshme edhe pas sulmit, dhe pse këto dy superfuqi kanë ende nevojë për njëra-tjetrën: “Megjithatë Moska zyrtare nuk fajësoi Turqinë për këtë vrasje. ‘Ata (forcat e jashtme), duan të largojnë barrierën midis Moskës dhe Ankarasë me çdo çmim’, tha Leonid Slutsky, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dumës, pak orë pas të shtënave.

Në fakt, të shtënat e dy ditëve më parë ka të ngjarë të afrojnë Moskën dhe Ankaranë, dhe ndoshta në kurriz të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.


Të vendosura në mes të Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, Rusia dhe Turqia kanë qenë gjithnjë rivale. Gjatë Luftës së Ftohtë, Rusia dhe Turqia qëndruan në anët e kundërta të murit.

Dy vjet më parë, Rusia dhe Turqia debatuan përsëri mbi Ukrainën dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Erdogan ka qenë i etur që Turqia të bëhet lider rajonal në Lindjen e Mesme dhe një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore. Sado e fuqishme dhe dinamike ka qenë ekonomia e saj në dekadën e kaluar, Turqia, varet nga tregtia e jashtme, turizmi, dhe, më e rëndësishmja, burimet e energjisë. Rusia është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë. Disa milionë turistë rusë kanë shtuar disa miliona dollarë (afër 900 milionë $) për ekonominë e Turqisë. Më e rëndësishmja, Rusia furnizon 12% të naftës së Turqisë dhe 55% të gazit natyror të Turqisë.

Ndaj për Rusinë është shqetësues tensioni në rritje i Turqisë me Perëndimin dhe, në veçanti, me NATO-n, që ka sjellë Moskën dhe liderin e saj, Vladimir Putin, në tryezë me Turqinë. Turqia ka qenë një aleat i fortë i SHBA-ve dhe anëtare e fuqishme e NATO-s që nga viti 1952, duke kontribuar ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës. Ajo ka kërkuar që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 1960. Megjithatë, që nga viti 2013, Tayyip Erdogan filloi të largohet nga të gjitha këto bashkëbisedime. Rrethuar nga akuzat për korrupsion, një ekonomi e dobësuar dhe një konfrontim me një ish-aleat, Erdogan braktisi metodat e mëparshme të politikave, të cilat fokusohen në qeverisjen në favor të politikës së pushtetit.

Ai shkoi nga politika dhe ekonomia e Turqisë drejt një lideri “të fortë”, i cili frenon lirinë e shprehjes, arreston kundërshtarët. Kohët e fundit, armiqtë kanë qenë Evropa – e cila ka ngecur në bisedimet e pranimit të Turqisë në BE – dhe SHBA-të. Dy gjëra janë të rënduara në marrëdhëniet amerikano-turke. E para është Siria. Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord mbi fatin e Asadit, dhe, më së fundi, rolin e kurdëve sirianë. Së dyti, pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në korrik, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara debatuan mbi ekstradimin e predikuesit mysliman Fethullah Gulen.

Erdogan fajësoi Gulen, një ish-aleat i cili jeton në Pensilvani, për komplot të grushtit të shtetit dhe dëshiron që Gulen të dalë në gjyq në Turqi. SHBA-të nuk kanë rënë dakord për një ekstradim. Kjo duket se ka zemëruar Erdogan, megjithatë, bëri Putin të lumtur. Rusia është e etur për të parë shpërbërjen e aleancës së NATO-s. Ndërkohë që vrasja e ambasadorit rus në Ankara do të zemëronte shumëkënd, Putin ka qenë i matur në përgjigjen e tij. Marrëdhëniet ruso-turke tani për tani janë të mira. Ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Çfarë do të ndodhë kur ata të ndalojnë së pasuri nevojë për njëri-tjetrin? Atëherë ne mund të presim për të parë anën e tyre të shëmtuar”. /Panorama/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori