Çmimet në Kosovë diktohen nga importi, për faktin se rreth 80 për qind e të gjitha të mirave materiale që nevojiten për plotësimin e nevojave të popullatës së Kosovës, importohen nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e rajonit, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Çdo ndryshim i çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe te vendet fqinje, përkatësisht te produktet, të cilat Kosova i importon për konsumin e qytetarëve, sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, do të kenë ndikim në Kosovë.
“Kosova, si një treg i vogël, furnizimet kryesore i merr nga vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian, pasi që ne kemi një produkt të brendshëm relativisht të ulët, atëherë shumica e çmimeve diktohen nga rajoni dhe vendet e BE-së”, thotë Gashi
Sipas Gashit, aktualisht në Kosovë prej produkteve ushqimore që konsumohen, vetëm rreth 40 për qind vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, kurse pjesa tjetër dërmuese gati vijnë kryesisht nga vendet e rajonit, me ç’rast, thekson ai, ndikimi i produktit të brendshëm vendor në çmime, është relativisht simbolik.
“Ndikimi ynë kryesor është te prodhimet bujqësore, blegtorale dhe produktet e qumështit. Kur kemi një prodhimtari më të fuqizuar, aty mund të ndikojmë ne me çmime, por te produktet tjera, siç janë amvisëria, teknologjitë, te të gjitha produktet tjera ndikimi i Kosovës është simbolik, për arsye se ne nuk e prodhojmë atë produkt dhe çmimin ia cakton prodhuesi”, shpjegon Gashi.
Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2013 arriti në mbi 2 miliardë euro.
Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë, pasur nga Gjermania, Turqia, Italia, Kina, Greqia, Maqedonia e vende të tjera.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2014 është më i lartë për 0,2 për qind, krahasuar me muajin gusht 2014.
Shkalla e inflacionit, e matur në muajin shtator 2014, krahasuar me muajin shtator 2013 ishte 1,4 për qind.
Ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: perime, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse. Ndërkaq, brenda këtij nëngrupi, çmimi i rrymës elektrike shënoi një ngritje prej 5,18 për qind.
Qytetarët me të ardhura më të ulëta janë ata të cilët preken më së shumti nga ngritja e vazhdueshme e çmimeve të konsumit.
Sadri Sinani, qytetar rreth 40 vjeç, punon si taksist në kryeqytet. Ai thotë se përveç ngritjes reale që mund të kenë disa produkte, shumë herë tregtarët në Kosovë ngritin çmimet edhe sipas dëshirave të tyre.
Për të, ngritja e vazhdueshme e çmimeve është bërë gati e papërballueshme.
“Ngritja e çmimeve gati çdo muaj, po bëhet e mundimshme për ne, që nuk kemi të hyra mujore më shumë se 200 euro”, shprehet Sadriu.
Ngjashëm shprehet edhe Adem Berisha, pensionist:
“Për ata, të cilët kanë të ardhura të vogla, çdo ngritje e çmimit e cilitdo produkt që është i nevojshëm, do të ndikojë në standardin jetësor, po flas për ato familje që kanë të ardhura të ulëta, pasi që për ata që kanë të ardhura më të larta, nuk është ndonjë problem”.
Sipas Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2013, rezulton se Konsumi për kokë banori gjatë vitit 2013 ishte 1402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7625 euro, që në muaj është 635 euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri