LAJMI I FUNDIT:

Çlirimtarët e vjetër dhe komitetlinjët e rinj!

Na ishte njëherë një UÇK, e cila luftoi robërinë dhe e fitoi luftën e na e solli lirinë!

Por, UÇK-ja nuk do të jetë as kësaj radhe temë e këtij shkrim-shqetësimit tim. As kur, ku dhe kush e ideoi; as kur, ku dhe kush e themeloi; as kur, ku dhe kush e ndërtoi; as kur, ku dhe kush e emëroi; as kur, ku dhe kush e deklaroi; as kur, ku dhe kush e masovizoi; as kur, ku dhe kush e financoi; as kur, ku dhe kush e komandoi; as kur, ku dhe kush e përvetësoi, as kur, ku dhe kush e demobilizoi, as kur, ku dhe kush e shfrytëzoi, as kur, ku dhe kush e politizoi…

UÇK ishte e të gjithëve dhe të gjithë i gëzojmë sot frytet e saja të përgjakura, në lirinë tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë, përjetësisht.


Por, edhe çlirimtarë më të vjetër se themeluesit, nuk mund të ketë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë! Ata janë pak(!) 2-3-4… dhe varësisht nga vetë të deklaruar, në rastet afirmative të luftës për liri!

Na ishte njëherë edhe një Komitet Krahinor, që vrante e kthjellte për më se 50 vjet në Kosovë! Por, janë edhe sot, deri në majat më të larta të pushtetit tonë, popullor!

Një komitet sllavo-shqiptar që udhëhoqi pushtimin e Kosovës, për pesë dekada me radhë! Pushtet, kundër të cilit luftoi dhe UÇK-ja jonë, e cila, fatmirësisht, luftën e fitoi.

Tani Kosova është e lirë dhe UÇK-ja i takon të kaluarës së lavdishme, përgjithmonë!

Ndërsa, përfaqësuesit e saj pushtetarë, nuk ia kanë ngenë as ta kujtojnë.

Por, ka ish-ushtarë që vetëvriten jo rrallë dhe nostalgjikë të saj që nuk shikohen me sy të mirë, as nga ish-drejtuesit bashkëluftëtarë, tani edhe drejtues pushtetarë.

As komitet Krahinor tani nuk ka më në Kosovë (posi!)

Por, nostalgjikët e tij gjetën rrugën e rikthimit, fill pas humbjes së luftës, në liri! Fillimisht, të druajtur, hapën një pikë referimi, sa për të gjetur ngushëllim. Një komitet kafiteri, në qendër të Prishtinës së lirë! Aty afër ish-komitetit krahinor të ish-Jugosllavisë! Edhe emrin mbrapsht ia vunë, për kamuflim, si të mbrapshtë që ishin edhe gjatë gjithë kohës së tyre nën pushtim!

Një qendër referimi dhe rekrutimi edhe për komitetlinjët e rinj! Pinjollë të komitetlinjëve të Serbisë. Pretendentë të pasardhësve për në pushtetin tonë të ri!

Dhe, vërtetë erdhi dhe dita e tyre për t’u rikthyer deri në majat e piramidës së një pushteti të ri. Tani të fituar nga çlirimtarët, në politikë. Çlirimtarët e vjetër, që kishin fituar e përfituar luftën dhe tani po vinin, me fitoren e radhës, edhe në pushtetin politik. Të cilët, pushteti po i largonte nga bashkëluftëtarët, drejt komitetlinjëve të rinj.

Dhe, nisi distancimi nga lufta dhe rikthimi i komitetlinjëve në pushtetin e fituar nga çlirimtarët dhe tani të përfituar nga ish-komitetlinjët në rikthim dhe pinjollët e tyre të rinj. Tani dhe emrin e komitetit të tyre kafiteri e kthyen mbarë e mirë. Ngaqë, nuk ju duhej më asnjë kamuflim.

Portën e ngritjes, lartë e më lartë, në hierarkinë e një pushteti të ri, ua hapën vetë “luftëtarët” e lirisë. Nga maja e piramidës së pushtetit ku kishin mbërri! Ata që gjakun e derdhur për liri e shndërruan edhe në një fitore të dytë. Tani edhe me votë, kundrejt kundërshtarëve të hapur dhe të kamufluar politikë.

Pas luftës, në liri, shumëkush mendonte se koha e komitetlinjëve kishte ikur. Pikërisht tani, u gjend “i forti” i luftës dhe fitores, kundrejt tyre edhe kundrejt vetë shokëve të tij dhe ju jep dorën, për t’i ringritur deri në kulmin e hierarkisë pushtetare, triumfalisht! Ndërsa, çlirimtarët vazhdojnë të vetëflijohen dhe vetësakrifikohen nga mjerimi edhe në liri!

Dhe tani, gjithandej Kosovës së lirë, dëgjojmë lajme plotë trishtim, për vetëvrasje të çlirimtarëve nën mjerim! Por, edhe lajme të “mira” për rikthimin masovik të komitetlinjëve, të vjetër dhe të rinj, në pushtetin e fituar me mund, gjak e sakrificë, po nga ata që edhe sot po bien viktimë e pushtetit dhe pushtetarëve komitetlinjë!

Dhe, Kosova, sot, në vend se ta gëzojë, po e vuan lirinë! Jo nga pushtimi klasik i Serbisë, por nga pushtimi i pushtetarëve të rinj, mjerisht!

Dheu i lirë i Kosovës po i hanë bijtë e vetë, ndërsa Kosovën, po e hanë maskarenjtë. Medet!

P.S.

Kambana e alarmit po bie!

Shpëtimi nuk është në ikje!

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori