LAJMI I FUNDIT:

Çka pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë?

Këto ditë me vapë, politika shqiptare e Kosovës, sikur me të madhe po e trumbeton përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, si një fitore të madhe, e në fakt kjo politikë ka vë në sipërfaqe mos aftësinë e tyre që të jenë tërësisht të pavarur dhe të pambikëqyrur nga të huajt. Ky vlerësim nga të huajt konstatohej në atë se ende politikëbërsitë shqiptarë kanë nevojë për një prani të të huajve, e veçanërisht t’i lihet hapësirë EULEX-it edhe më tutje ta luajë rolin e vet sundues. Për këtë, siç edhe deklarohet Parlamenti Evropian përmes një Rezolutë, “ky mision duhet të jetë në masë të plotë veprues në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, si dhe ta forcojë luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar”.

Si për çudi, kjo politikë dhe të zgjedhurit e saj, kuvendarët e Parlamentit, na habisin me zërat dhe optimizmin e tyre të lartë. Sidomos “këta zotërinj” me intervista dhe deklarata e tyre individuale, pranë kamerave dhe gazetarëve, na shiten “atdhetarë”, “patriotë”, filozofë, njerëz të përkushtuar për çuarjen përpara të interesit kombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Madje, flasin se si ta ulin papunësinë, ta shtojnë besimin në popull si drejtues të ndershëm pa manipulime dhe interesa individuale. Çuditërisht, këta politikëbërës, qofshin politikanë apo deputetë, po luajnë me ndjenjat e popullit, me ndjenjat e atij që nuk ka me çka t’i gëzoi fëmijët në ditën e parë të shkollës; të atij që la gjymtyrët në luftë për lirinë e Kosovës; të atij që kryen shkollimin, madje edhe universitetin, e nuk ka mundësi të vijë deri te punësimi, sepse nuk ka lekë, apo dajën, mikun… në vende kyçe.


Më e keqja shfaqej në shëndetësi, kur luhet me jetën e një njeriu; ku i sëmuri do shërim e jo përbuzje; ku i sëmuri do dritë dhe jo humbjen e asaj drite që kishte; dhe, më në fund, me një kërkimfalje të kalohej çdo gjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kur flasim për të arriturat e Kosovës, thjesht mund të themi se kjo arritje është baras me hiçin, ndërsa në anën tjetër këta politikëbërës mburren me të arriturën. Mbështeten në fuqinë e tyre, e shumë nga ta dikur jo që nuk kanë pasur lekë për veshmbathje, por as për të ngrënë si duhej. Sot shesin mend me një pasuri marramendëse, që njeriu nuk do ta paramendonte kurrë se do të fitohej sa qel e mbyll sytë; një pasuri çfarë shihet tek politikëbërsit tanë, qoftë ministra apo deputetë, qoftë shoferë të ministrave apo shoferë të deputetëve; madje pastruesit e tyre e gëzojnë këtë privilegj e mos të flasim për të afërmit e tyre.

Mbase kjo arritje e hiçit dhe përfitimet marramendëse të autorëve në fjalë, disi i bënë që të heshtin pranë realitetit që po ndodhë me fatin e kombit dhe në anën tjetër mburren se gjoja këta na e paskan sjell lirin, pavarësinë dhe se na e paskan larguar përgjithmonë pushtuesin serb nga Kosova. Realisht, kjo është një politikë e mjerë, sepse për ta hequr pushtuesin ishte i tërë populli në krye me bijtë e saj që ranë heroikisht dhe mbetën besnikë të çështjes kombëtare. Pastaj, ende nuk është zgjedhur problemi, sepse çdo ditë e më tepër i nënshtrohen një presioni fizik e politik të pjesës së mbetur nën juridiksionin e Beogradit. Për ta politika jonë i ka mbyllur veshët e sytë, ndërsa për serbët që jetojnë në trojet shqiptare i përkëdhelin me të drejta shtesë, që në asnjë shtet të botës që kultivojnë demokracinë nuk kanë kësi privilegje, aq sa me pesë përqindëshin mund ta bllokojë miratimin e ndonjë ligji me rëndësi në Parlament.

Duke i vënë një vështrim situatës së përgjithshme në Kosovë, do të hasim në lavdërime nga Qeveria, kurse në anën tjetër nga opozita vetëm kobë e errësirë. Këto kacafytje në Parlament të bëjnë të mendosh se janë vetëm dokrra që s’ia vlen për asgjë, si nga politika ashtu edhe nga deputetët dhe liderët e partive që marrin pjesë në Parlament.

E çka pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë?

Sipas pasqyrës reale të deritashme, përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sipas planit të Ahtisarit, është dashtë të mbetët e ardhmja e Kosovës në duart e udhëheqësve të politikës së saj, që nga momentit i ceremonisë për largimin e zyrës civile nga Kosova (edhe pse plani i Ahtisarit ishte me shumë pasoja të pariparueshme për Kosovën, ky planë është dashur të mbetej ashtu siç edhe është).

Për këtë largim të pjesshëm të mbikëqyrjes, kuvendarët e Parlamentit të Kosovës çjerrin me zë të lartë se ne fituam të drejtën dhe kushtin që ta udhëheqim Kosovën.

A nuk është për t’u çmendur vallë kjo çka po ndodhë me fatin e Parlamentit dhe me deputetët tan!? Për t’ua plotësuar dëshirën të huajve shkelin edhe mbi të drejtën kushtetuese dhe interesin e kombit! Kjo nuk përket me etikën e një populli të kulturuar që ka luftuar dhe lufton për të drejtën e vet, pa ia cenuar të drejtën askujt. E, sa i përket kërkesës së ambasadorëve të vendeve të Kuintit, të cilët janë pajtuar me propozim për vende të rezervuara, edhe për dy mandate, për komunitetin serbë që përbëjnë diku më pak se 5 për qind, ky gjest jo që nuk është human, por është një veprim nënçmues për shumicën e popullsisë (sidomos asaj shqiptare dhe të minoriteteve tjera, e njëherë është edhe kthim prapa me pasoja të paparashikueshme).

Këta zotërinj të vendeve të Kuintin, në shtetet e tyre, a do ta kishin përkrah dhe miratuar këtë propozim!? Jo që nuk do ta kishin përkrahur, por edhe do ta kishin luftuar si akt të kundërligjshëm. Sepse, t’ia dhurosh dikujt një vend që nuk e meritonë, jo që nuk është e moralshme dhe e ligjshme, por është akt antikushtetues, jodemokratike dhe fyerje e një procesi.

Nëse vazhdohet avazi i kompromiseve në dëm të Kosovës, për të përdhelur një pakicë, e për të mos e përfillur shumicën, ky do të jetë një zjarr i vënë Kosovës. Po ashtu, nëse pakoja e Ahtisarit vazhdohet edhe për dy mandate me vende të rezervuara, do të thotë se Kosova do të përballet me probleme të reja e të pazgjedhura. Me një fjalë, Kosova do të bie pre e pesë përqindëshit.

Për fund, qeveritarët dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës duhet të mësohen ta udhëheqin shtetin pa të huajt. Duhet ta kuptojnë se para drejtësisë duhen të vihen edhe të korruptuarit, hajnat, thyesit e ligjit, qofshin deputetë, ministra, drejtorë, apo të afërm të drejtorëve, ministrave dhe të deputetëve. Sepse, me këto turpësira po mbulohen faqet e gazetave dhe emisione të TV-ve.

Për fund, besoj se e drejta dhe bota demokratike, si në aspektin njerëzor dhe atë kushtetutar, nuk do ta pranonte që më tutje të ketë vende të rezervuar për minoritarë dhe aq më pak nuk do të kishin lejuar që të fyhet shumica mbi 90 përqindëshin e popullit. Për këtë do të ishte në interes që edhe Qeveria, bashkë me kuvendarët e Parlamentit të Kosovës, të mos e miratojnë një akt të tillë nënçmues dhe jo demokratik. Ajo që do t’i bënte nder kësaj qeverie dhe Parlamenti është që ta ngrenë zërin kundër dhunës psiko-fizike që po u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e pse jo edhe bashkimin e këtyre tri komunave që u lanë nën administratën e Serbisë.

Në trend

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
Lufta në Kosovë dhe bombardimi i ambasadës kineze në Beograd: Vizita dashakeqe e Jinpingut në Evropë

Lufta në Kosovë dhe bombardimi i ambasadës kineze në Beograd: Vizita dashakeqe e Jinpingut në Evropë

Gideon Rachman
Kalo në kategori