Buzët tona janë fleksibile, lëvizin kur qeshim, mrrolemi, kur shqiptojmë fjalët apo përgatitemi për puthje.
Ato përbëhen nga shtresat më të holla të lëkurës, çka i bën të ndjeshme në prekje dhe ndjenja. Kjo gjë i bën buzët të lëndueshme ndaj tharjes, pëlcitjes dhe ndryshimeve të tjera në sipërfaqe. Dhe kohë pas kohe, ndryshimet në pamjen e buzëve mund të tregojnë se diçka nuk është ashtu si duhet në trupin tonë.
Këtë mund ta vërtetoni vetë duke u shikuar në pasqyrë. Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun.
Nëse buzët tuaja janë të thata apo të pëlcitura
Zakonisht kjo do të thotë që keni qenë të ekspozuar ndaj erës, diellit apo ajrit të thatë. Apo ndoshta mund të bëhet fjalë për dehidrim.
Ka edhe disa mundësi të tjera për këto simptoma:
• Nëse jeni nervoz mund t’i kafshoni buzët dhe t’i bëni më të dhimbshme, të thata dhe të përflakura. Buza e poshtme kafshohet më shpesh se buza e sipërme;
• Buza e poshtme e thatë e cila është e kuqe apo e bardhë është shenjë e dëmtimit nga dielli çka mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës në të ardhmen.
Nëse vëreni ndryshime në skaje të buzëve
Cheilitis është një lloj i infeksionit kërpudhor, i cili më së shpeshti paraqitet te njerëzit me proteza. Cheilitis mund të jetë i dhimbshëm dhe të shkaktojë qoshe të pezmatuara apo të plasaritura të buzëve. Shmangni lëpirjen, fërkimin apo irritimin e asaj zone të ndjeshme që të ndalet infeksioni.
Infeksionet kërpudhore mund të shkaktojnë njolla të bardha në skajet apo qoshet e buzëve. Kur këto njolla fshihen, mund të bëhen të kuqe, të ndezura dhe të shkaktojnë dhimbje.
Nëse buzët tuaja duken të fryra apo të pezmatuara
Do ta kishit ditur po të kishit marrë goditje në gojë e cila ka shkaktuar ënjtje ose nëse në kohën e fundit keni injektuar kolagjen në buzë.
Por, ekzistojnë edhe shkaqet e tjera të mundshme:
Reagimet alergjike mund të jenë përgjegjëse për ënjtjen. Ushqimi, pijet, medikamentet, buzëkuqi dhe produktet e tjera kozmetike, madje dhe kafshimi i insekteve mund të shkaktojë ënjtje.
Nëse vëreni të thatë në buzë
I thati në buzë mund të jetë i përkohshëm apo kronik. Mund të shërohet lehtë apo të jetë arsye për t’u bërë merak:
Buzët e thata kronike mund të shkaktojnë dhimbje në skaje të buzëve. Shkaqet e dehidrimit përfshijnë buzët e thata dhe përdorimin e medikamenteve të caktuara.
Mukokelet mund të shfaqen në pjesën e brendshme të buzës së poshtme. Kjo është flluskë sikur ënjtja e cila mund të duket e kaltër. Mukokelet paraqiten kur gjëndra e pështymës është e bllokuar apo e lënduar dhe kjo zakonisht shkaktohet me traumë, siç është kafshimi i rastësishëm i buzëve.
Një burim evident i të thatit është virusi herpes simplex. Herpes simplex shkakton të thatin. Po ashtu mund të merrni edhe pezmatim të fytit apo bajameve. Ky virus shpërndahet me lehtësi, kështu që shmangni kontaktin direkt me buzë.
Në mënyrë të ngjashme, edhe sifilizi shpërndahet lehtë me kontaktin e afërt dhe mund të shkaktojë herpes të tillë si i thati.
I thati më së shpeshti është i kuq dhe nuk shkakton dhimbje.
Fibromi është fryrja e indit të butë dhe zakonisht është beninj.
Më së shpeshti fibromet janë ngjyrë rozë, të bardhë apo përkohësisht me ngjyrë të çelët, ndërsa nëse janë të ngacmuar mund të jenë të kuq apo me ngjyrë të kaltër.
Arsye e mundshme është kërcëllitja apo gërryerja e dhëmbëve, kafshimi i buzëve apo aparati i ashpër për dhëmbë. Nëse pini duhan apo alkool, fibromi mund të jetë shenjë e karcinomit oral. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj