LAJMI I FUNDIT:

Çka do t’i dhurojë Rita nuses në dasëm sonte në Prishtinë?

Çka do t’i dhurojë Rita nuses në dasëm sonte në Prishtinë?

Rita Ora po qëndron në Kosovë. Këngëtarja ka zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit në aeroportin e Rinasit me aeroplan privat për të vazhduar më pas përmes rrugëve tokësore në Prishtinë.

Bashkë me të janë edhe prindërit, motra dhe vëllau. Aryseja e ardhjes në Kosovë është një dasëm e miqve familjarë që do zhvillohet sonte. Mësohet se një fustan me vlerë të madhe është dhurata e Ritës për nusen që martohet sonte.

Këngëtarja njihet për fustanet e veshur që kanë ditur të kalojnë shifra miliona dollarëshe në ceremoni të caktuara si ajo e ndarjes së çmimeve Oscars.

Vendi ku po qëndron Rita në Kosovë po vëzhgohet në mënyrë të vazhdueshme nga pjesëtarë të forcave të rendit që në perimetrin e zonës kanë shtuar nivelin e sigurisë.


Ndryshe, kjo është vizita e parë e yllit botëror në Kosovë që nga viti 2012 kur në muajin Shtator xhiroi klipin ‘Shine Your Light’ i cili pati për qëllim promovimin dhe përmirësimin e imazhit të Republikës më të re në Europë. /Prive/Telegrafi/