LAJMI I FUNDIT:

Cilat vitamina ju mungojnë në trup?

Cilat vitamina ju mungojnë në trup?

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin.

– Shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e qumështit dhe frutat e detit. Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve. Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (posaçërisht në mëlçi) dhe perimet me gjethe të gjelbra

– Sytë e skuqur mund të paralajmërojnë në mungesën e vitaminës A apo B2. Për këtë arsye, hani më shumë prodhime të qumështit, pemë dhe perime, ndërsa përparësi u jepni atyre me ngjyrë të verdhë, të portokalltë dhe të kuqe.

– Sytë e thatë mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës A dhe yndyrës. Hani prodhime të qumështit, pemë të verdha dhe tëportokallta si dhe perime të gjelbra.


– Puçrrat në krahë dhe kofshë, tregojnë se në ushqim mungojnë vitaminat e grupit B, vitamina E dhe thartirat yndyrore, të cilat mund të kompensohen me mish peshku dhe drithëra.

– Lëkurës së skuqur dhe të yndyrshme i mungojnë vitaminat B2, B6, zinku dhe thartirat yndyrore. Të gjitha këto mund të fitohen nëse hani mish, peshk dhe prodhime të qumështit.

– Lëkura e plasaritur është shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminave të grupit B, të cilat gjenden në fasule.

– Nëse vuani nga dëshpërimi, ndoshta ju mungon vitamina B6. Do ta gjeni në mish dhe peshk. Mund t’ju ndihmojnë edhe lëvizjet e shumta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori