Cila fytyrë fshihet pas maskave?
Edhe i marri mendon rreth marrëzisë së tij, por këtë e bën pasi ta kryen marrëzinë, kështu do të thoshte Rusoi. Teksa Rishelje e shihte luftën, syhapur shihte në ëndërr paqen dhe mirëqenien e kombit francez. Ndërkaq, botëkuptimi i shtetarëve tanë me vështirësi thumbon në këndellje. Edhe pas kryerjes së malit të marrëzive e teksa shohin paqen mendojnë luftën, ata sërish mbeten brenda rrethit të mbyllur, ku me fanatizëm i mbrojnë gabimet e tyre.
Prej këtu fillon edhe të shihet deti i antagonizmave që e kanë kapluar shoqërinë tonë. Vetëm në suaza të kësaj mendësie problemet pandehen të mbulohen me krijimin e një problemi të ri. Kriza financiare në Maqedoni mëton të krahasohet dhe të arsyetohet me paraqitjen e krizës gjithandej në botë, thuajse para kësaj krize ky vend paska qenë në mirëqenie ekonomike. Paraqitet ulja e papunësisë dhe realisht askund nuk shihen hapjet e reja të vendeve të punës. Rritet në fletën e bardhë, Prodhimi i Përgjithshëm Vendor edhe pse njëkohësisht dëgjojmë prej njohësve të rrethanave ekonomike në vend se kemi rënie të prodhimit industrial, ngase paratë publike në vend të gjallërimit dhe nxitjes së prodhimit vendor, ato shkojnë për ndërmarrjet tregtare, dobia e të cilëve, përpos shlyerjes së detyrimeve ligjore që ka shteti ndaj tyre, është një mbështetje e mirë politikisht, sidomos në prag të zgjedhjeve.
Këtu luhet me numra nominal vetëm për ta fshehur gjendjen reale ekonomike. Madje, për t’i vërë maska amullisë dhe krimit ekonomik në rritje, dikujt iu kujtua krijimi i problemeve ndëretnike përmes paraqitjes së njerëzve të dhunshëm me maska.
Maskat i shihen, nami i duket dhe pasojat i fshihen prej atyre që janë me fytyrë të zbuluar. Fytyrë ka, por nuk ka fytyrë ta shprehë haptas arsyen e dhunës, edhe pse nuk gjendet arsye për përdorim të dhunës. Gjithsesi, në mungesë të arsyes që do ta prekte ndërgjegjen ndodhin dhunime, rrahje, montime, burgosje të pafajësive, pse jo edhe vrasje të porositura, nën hijen e të cilave qëndrojnë ata që nuk u duken fytyrat, edhe pse janë të përthekuar me një bjeshkë fytyrash.
Një ditë rrihet Blini i njomë dhe me erë pjekurie prej të rriturve me erë kafshërie. Ditën tjetër sulmohet një femër me mbulesë islame prej atyre që urrejnë çdo gjë që është ndryshe prej tyre. Ditën tjetër gjakosen disa të tjerë prej të tjerëve. Policia dhe gjyqësia e ka ndërmend të ndërhyjë, edhe pse në disa fotografi pamë policë të ngrirë teksa shikonin njërin me flamur maqedonas të mbështjellë për qafe duke i mëshuar me shkop një qytetarit shqiptar, ky një kalimtar i rastit. Disa shqiptarë të mllefosur me këtë anarki në prani të policisë dhe të gjyqësisë, vrullshëm dolën në protesta, fillimisht paqësore me një përfundim jo të tillë.
Vetëm pas kësaj harlisje, shërbimi policor filloi t’i rrethojë me ngjyrë të kuqe shqiptarët që ditën e shtune kishin prishur rendin publik. Vetëm ditën e diel mbretëroi qetësia. Duket se shkaktarët e derdhjes së gjakut kishin shkuar atë ditë t’i rrëfeheshin për pastrim mëkatesh dikujt, që as vetën nuk mund ta pastronte prej njollave të tilla.
Të hënën sërish dëgjuam për një vajzë që ishte sulmuar me thikë prej maskave. Zëdhënësi i policisë sërish raporton për derdhje të sërishme të gjakut dhe spitali sërish mbushet me të lënduar të çastit. Dikush thërret për gjakftohtësi në këtë pranverë të parakohshme. Mirë e ka, por vargani i rasteve praktikisht po i thotë se keq e ka. Maskat, ashtu sikurse ujqërit që e duan mjegullën, ngjashëm janë duke e shfrytëzuar këtë rrëmujë. Maska mund të jetë edhe krejt dikush tjetër krahasuar prej atij që çdo shqiptar mund ta ketë në mendje si përfytyrim. Mu në kësi lloj rastesh, të marrët i shfrytëzojnë disa llogari të papastruara më parë!
Dukuria e maskave rëndom nuk është e pranishme vetëm tek ata që si horra mbjellin frikë në shoqërinë shqiptare. Maska mund të kenë edhe ata që për çdo ditë të bukur paraqiten si “shpëtues” të kësaj katrahure. Madje ata mund të jenë hija e atyre që sot gëlojnë sikur të jenë insekte dhe vezë insektesh nën plehun e moçëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës