Telegrafi

Cikalleshi i pandalshëm, shënon dy gola tjerë për tre minuta dhe kompleton het-trikun për 18 minuta (Video)

Sokol Cikalleshi ka shënuar edhe dy gola tjerë të shpejt në Superligën Turke ndaj Gaziantepsporit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po përjeton një formë të mirë te skuadra e huazuar, Akhisar, duke shënuar shumë gola.

Lexo po ashtu Cikalleshi shënon një gol të bukur në stilin ‘Scorpion’ në Superligën turke (Video)

Pas supergolit të shënuar në minutën e 43 me stilin “Scorpion”, sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.

Cikalleshi fillimisht shënoi golin e dytë me kokë në minutën e 58 të ndeshjes pas një harkimi të mirë nga rivënia këndore.

Pastaj, Cikalleshi u gjend mirë edhe në minutën e 61 duke shënuar golin e tij të tretë në këtë ndeshje dhe duke kompletuar het-trikun. /Telegrafi/