LAJMI I FUNDIT:

Chris Hemsworth ndan pamje të rralla nga prapaskenat e stërvitjeve për “Thor: Love and Thunder”

Chris Hemsworth ndan pamje të rralla nga prapaskenat e stërvitjeve për “Thor: Love and Thunder”

Chris Hemsworth argëtoi fansat e tij duke shpërndarë disa pamje të rralla nga koha e tij si ‘Thor i shëndoshë’ në “Thor: Love and Thunder”.

Në një postim në Instagram të shtunën (12 nëntor), aktori australian mbuloi muskujt ndërsa kishte veshur një kostum për t’u dukur i të trashë për rolin e tij në filmin e Marvel.

“Disa pamje të rralla që nuk janë parë më parë të stërvitjes sime të transformimit për Thor”, shkroi aktori.


“Është një përzierje unike e disa disiplinave të artit marcial dhe lëvizjeve të frymëzuara nga të gjithë heronjtë e mëdhenj të aksionit të viteve ’80”, tha tutje.

Vëllai i tij yll i “Westworld”, Luke Hemsworth, 42 vjeç, bëri një shaka me të teksa la një koment sipër postimit.

“Dukesh shumë më i koordinuar se zakonisht”, ka shkruar Luke.

Chris është i njohur për fizikun e tij të formësuar, por u shfaq si një version mbipeshë i personazhit të tij superhero Thor në “Avengers: Endgame”.

Në “Thor: Love and Thunder”, ‘Thor i trashë’ shihet duke u stërvitur në rrugën e tij për t’u kthyer në formë.

Në skenat për Avengers: Endgame, personazhit të tij Thor iu kërkua të vishte një kostum protetik prej 40 kilogramësh silikoni.

Duke folur për The Daily Telegraph , 39-vjeçari bëri shaka duke thënë se e dinte se si ndihej të jesh shtatzënë.

“Është një kostum protetik silikoni me zinxhir në pjesën e pasme dhe në çdo moment njerëzit më vinin dhe më fërkonin stomakun. Unë e di se si ndihet gruaja ime Elsa Pataky tani kur ishte shtatzënë!”, ishte shprehur me shaka aktori.

“Kisha pesha në kyçin e dorës dhe kyçet e këmbëve për të më bërë të lëvizja ndryshe, por më pëlqente transformimi dhe liria për të bërë gjithçka që doja me personazhin”, shtoi ai.

Kujtojmë që krahas karrierës së suksesshme, Hemsworth është edhe baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori