LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rifillon bisedimet me Anelkan

Chelsea rifillon bisedimet me Anelkan

Chelsea ka rihapur bisedimet për rinovimin e kontratës të sulmuesit Nicolas Anelka.

Kohëve të fundit, Blutë kanë neglizhuar negociatat për vazhdimin e kontratës së francezit, e cila skadon në fund të sezonit tjetër.

Mirëpo, sipas Sky Sports News, drejtuesit e Chelseat planifikojnë t’i ofrojnë Anelkas një kontratë të re dyvjeçare.

Në tre takimet e mëparshme, lojtari dhe klubi nuk kanë arritur të merren vesh për kontratën e re, mirëpo pritet që deri në fund të muajit të sqarohet gjithçka sa i përket kësaj çështjeje. /Telegrafi/