LAJMI I FUNDIT:

“Çfarë po bënte ajo me këmbët e saj?”: Televizioni rus, sulm të jashtëzakonshëm ndaj një prezantueseje amerikane – për ‘sjelljet e saj gjatë intervistës me Putinin’

“Çfarë po bënte ajo me këmbët e saj?”: Televizioni rus, sulm të jashtëzakonshëm ndaj një prezantueseje amerikane – për ‘sjelljet e saj gjatë intervistës me Putinin’

Një kanal televiziv shtetëror rus ka ndërmarrë një sulm të jashtëzakonshëm ndaj një prezantueseje amerikane për pretendimin se ka tentuar të shpërqendrojë Vladimir Putinin duke “pozicionuar veten si një objekt seksi”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për gazetaren Hadley Gamble e CNBC e cila ishte moderatore për një sesion që përfshinte udhëheqësin rus në një forum energjie në Moskë.

Dhe Putini nxiti kritika për ‘seksizëm’ pasi iu referua asaj në një seancë për luftën e gazit si ‘të bukur’.


Por tani Vladimir Solovyov, një “propagandist” i Putinit, ka përdorur emisionin e tij të lajmeve Rossiya 1 për t’u përqendruar në momentet “e padukshme më parë” në të cilat ai pretendon se Hadley përpiqet të “shpërqendrojë” udhëheqësin rus.

Ndryshe, në sesionin e energjisë Putin kishte pohuar se intervistuesja televizive amerikane ‘e këndshme’ dhe ‘e bukur’ nuk po e dëgjonte atë për eksportet e gazit në Evropë.

Ajo menjëherë deklaroi se ishte duke dëgjuar.

Por Putini tha: ‘Grua e bukur, e këndshme, po i them një gjë. Ajo më thotë menjëherë të kundërtën sikur të mos e dëgjonte atë që thashë. Epo, do ta përsëris edhe një herë për ju…’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori