Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot me 69 vota “pro” votuan propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh disa ndryshime në shtet. Ky propozim-ligj parasheh që të formohet edhe komision, i cili do të mbikëqyr zbatimin e tij.
Ligji futet në fuqi menjëherë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ndërsa deri atëherë gjitha ligjet dhe aktet tjera ligjore do të publikohen në gjuhën maqedonase dhe angleze.
Për zbatimin e propozim-ligjit do të jenë të nevojshme mjete shtesë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe do të krijohen obligime materiale për subjekte tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mjetet e nevojshme për funksionimin e institucioneve të reja që parashihen në nenin 18 dhe nenin 20 nga ky propozim-ligj, lidhur me zbatimin e dispozitave të propozim ligjit, në vitin e parë vlerësohen të jenë 16 milionë denarë. (Këto mjete do të sigurohen në buxhetin për vitin 2018).
Neni i 1 i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve thotë se gjuhë zytare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe në raportet e saja ndërkombëtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
Ndërsa paragrafi i dytë nga neni i parë parasheh që gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj.
Sipas nenit të 2 të këtij propozim-ligji gjitha institucionet shtetërore janë të obliguara q që t’iu mundësojnë qytetarëve shfrytëzimin, përdorimin dhe zbatimin e këtyre gjuhëve zyrtare si dhe alfabeteve të tyre në cilëndo procedurë si dhe zbatim të atyre procedurave në atë gjuhë dhe alfabet zyrtarë.
Neni 3 thotë se funksionarët e zgjedhur në komunikimin e tyre zyrtar mund ta përdorin gjuhën maqedonase dhe gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë.
Neni i 4 përcakton gjuhën zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë, i cili thotë se gjuhë zyrtare në punën e Kuvendit është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj. Paragrafet 2, 3 dhe 4 të këtij neni përcaktojnë gjuhën që duhet të përdoret nga funksionarët e zgjedhur në Kuvend.
Neni i 5 thotë se në punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik si dhe gjuha që e flasin më së paku 20% e qytetarëve në Maqedoni dhe alfabeti i saj.
Neni i 7 obligon që emrat e institucioneve shtetërore të shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj si dhe në gjuhën angleze. (Emrat do të kenë madhësinë dhe fontin e njëjtë dhe emri në gjuhën dhe shkrimin maqedonas do të shkruhet i pari.)
Paragrafi i tretë i nenit të 8 thotë që në uniformat e policisë, zjarrfikësve, shëndetësisë në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.
Sipas nenit 9 në procedurat gjyqësore, administrative, përmbaruese, procedurat për ekzekutimin e sanksioneve, para hetimore dhe hetimore, procedurat penale dhe për kundërvajtje, procedurat kontestimore dhe jashtëkontestimore si dhe procedurat tjera para gjyqeve, prokurorive publike si dhe të gjitha organeve tjera, trupave dhe institucioneve, aplikohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik si dhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti i saj.
Në nenin 10 është rregulluar përdorimi i gjuhëve në procedurat para noterëve dhe para përmbarueseve.
Në nenin 11 rregullohet materia e përdorimit të gjuhëve në sferën e ekzekutimit të sanksioneve.
Në nenin 12 parashihet se evidencat amë në Shkup dhe në komunat ku më së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase udhëhiqen edhe në gjuhën zyrtare të cilën e flet qytetari.
Sipas nenin 13 qytetarëve të cilët flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase e cila gjuhë nuk është gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, formulari i letërnjoftimit shtypet edhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e flet qytetari.
Në nenin 14 rregullohet materia e gjuhës së qytetarëve të cilët flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase e cila gjuhë nuk është gjuhë të cilën e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Në nenin 15 thuhet se në mbledhjet e Komisionit shtetërorë zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore në Shkup dhe komunat në të cilat së paku 20% të qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase gjatë realizimit të zgjedhjeve në punën dhe procedurat e të gjitha komisioneve, dhe trupave tjerë dhe institucioneve në mënyrë të barabartë, përdoren dhe zbatohen gjuha maqedonase dhe alfabeti I saj cirilik dhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% të qytetarëve dhe alfabetin e saj.
Me nenin 16 rregullohet se emri i rrugës, sheshit, urës dhe objekteve tjera infrastrukturore në të gjithë njësitë e vetëqeverisjes lokale te të cilat 20% e qytetarëve flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase.
Me nenin 17 parashihet se të gjithë ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet nga institucionet të cilat dalin në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, dalin në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.
Risi e rëndësishme që inkorporohet në këtë ligj është Inspektorati për përdorim të gjuhëve. Me nenin 20 parashihet se për monitorim të zbatimit të plotë dhe të përpiktë të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës, formohet Inspektorat për përdorim të gjuhëve (në tekstin e mëposhtëm: Inspektorati) në përbërje të Ministrisë së drejtësisë me cilësi të personit juridik. Parimet, kompetencat, organizimin e inspektimit dhe procedurat e mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit për përdorim të gjuhëve rregullohen me ligj të veçantë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
VLEN: Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po sjellin ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian