Mos u përpiqni t’i ‘rregulloni’ problemet e tyre. Ju nuk duhet të ofroni zgjidhje të mundshme apo këshilla personale për personin në depresion. Më e mira që mund të bëni është t’i gjendeni pranë dhe përpiquni që personi të hapet me ju pa treguar shumë kuriozitet.
Depresioni është një sëmundje e vështirë për këdo. Ai, nuk është çrregullim i momentit apo ndryshim disponimi për disa çaste – është sëmundje mendore.
Është një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë. Të prekurit nga depresioni janë të shumtë dhe sipas të dhënave, shanset për t‘u pakësuar janë të vogla.
Ka shumë njerëz me depresion nuk i ndajnë ndjesitë e tyre, sepse ata frikësohen se njerëzit nuk duan të dëgjojnë për problemet e tyre, ose nuk do e kuptonin gjendjen e tyre. Prandaj, më poshtë Anabel, do t’ju njohë me të gjitha shprehjet që ju nuk duhet t’i thoni një personi në depresion, sepse ata, përjetojnë ankth në mënyrë të vazhdueshme.
Njerëzit e tjerë kanë vështirësi më të mëdha se të tuat. Fakti që dikush tjetër ka probleme, nuk zhduk problemet e personit në depresion.
Do ndihesh më mirë nesër. Një deklaratë e tillë i vendos nën presion personin, i cili është në përpjekje të vazhdueshme çdo ditë për të gjetur sërish dritën.
Jeta nuk është e drejtë. Sërish, jeta mund të mos jetë e drejtë, por kjo nuk ndryshon gjë në ndjenjat e personit.
Duhet ta përballosh. Një person në depresion po bën më të mirën e mundshme për të përballuar situatën në të cilën ndodhet. Nëse i thoni këtë, do ta bëni të ndihet sikur nuk po përpiqet mjaftueshëm.
Jeta vazhdon. Po, jeta vazhdon, por një person me depresion ndihet sikur ka ngecur dhe nuk gjen dot rrugëzgjidhje. Me shumë mundësi, ata kanë vështirësi të imagjinojnë se si do kalojnë ditën, jo më javën.
E di se si ndihesh, edhe unë kam qenë në depresion dikur. Duhet të kuptoni që ndjenjat e gjithsecilit janë të ndryshme. Jo të gjithë i përballojnë situate njëlloj, prandaj një fjali e tillë “ngushëlluese” është e panevojshme.
Po tregohesh egoist. Një person në depresion tregohet mjaft i rreptë me veten. Mbani mend, depresioni nuk është zgjidhje.
Dil, argëtohu, pi dhe harro gjithçka. Depresioni nuk është një ditë e keqe, është një tufë ditësh të këqija, në të cilat të duket sikur nuk ke rrugëzgjidhje.
Po më depresionin edhe mua. Depresioni nuk është zgjidhje! Një person në depresion është duke u munduar të ndihmojë veten. Nëse ka edhe dikë tjetër për t’u kujdesur, situate bëhet e pamundur.
S’ke pse të jesh në depresion. Depresioni ndonjëherë thjesht ndodh dhe nuk shkaktohet nga një ngjarje traumatike.
Mjaft ndjeve keqardhje për veten.
Dil për një vrap. Edhe pse ushtrimet fizike ndihmojnë, ndonjëherë për një person që ka rënë pre e depresionit është shumë e vështirë të çohet nga krevati.
Ke nevojë të dalësh nga shtëpia.
Gjithë njerëzit e tjerë po e përballojnë jetën, përse nuk mundesh ti?
Je i/e fortë. Do ia dalësh! Provoni të thoni: “Kam besim tek ty dhe e di që do ta kalosh këtë situatë të vështirë. Unë do të të qëndroj pranë në çdo hap”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania