Krahas shumë çështjeve të hapura me të cilat po përballet Kosova në planin e brendshëm dhe të jashtëm, ajo po përpiqet të afrohet edhe me BE.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar këto ditë me krerët e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës, në një periudhë kur ajo po përballet me sfida të shumta.
Presidentin e Kosovës e kanë pritur në selinë e BE edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, kryetari i ri i Parlamentit Evropian Antonino Tajani dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Cloude Juncker.
Autoritetet e BE nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për këto takime, por burimet diplomatike i kanë thënë Deutsche Welles se pala evropiane është e kënaqur me këto takime me presidentin Thaçi. Rëndësia e këtyre takimeve ka fituar në peshë për shkak të gjendjes së komplikuar gjeopolitike.
BE e kënaqur me Thaçin, por kërkohen vepra
“Presidenti i Këshillit të Evropës dhe presidenti i Kosovës kanë biseduar për rreziqet dhe sfidat aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë. Ata kanë rënë dakord që BE duhet të ketë një qasje strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe se ky rajon duhet të mbetet një prej prioriteteve të BE-së. Presidenti Tusk e ka inkurajuar bashkëbiseduesin nga Kosova që të mbetet i përkushtuar për politikë serioze për uljen e tensioneve brenda Kosovës dhe në raport me Serbinë”, thonë burimet e Deutsche Welles në Këshillin e Evropës.
Kërkesat për uljen e tensioneve nënkuptojnë më pak komente dhe më shumë angazhim dhe kjo kërkesë është bërë edhe nga shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo së fundi ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet, të ndërpritet me akuzat dhe provokimet mes vete dhe të niset me zbatimin e marrëveshjeve konstruktive të arritura në Bruksel.
”Përparimi në normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është tani më i rëndësishëm se kurrë më parë, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin mes këtyre vendeve dhe në rajon, si dhe për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit evropian”, ka sugjeruar përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, Mogherini.
Sfidat e Kosovës dhe çështjet e hapura
BE i ka parashtruar Kosovës kushte të qarta nga të cilat nuk do të heqë dorë. Nga autoritetet në Prishtinë kërkohet që të angazhohet për uljen dhe zgjidhjen e tensioneve të brendshme politike, qetësimin e tensioneve dhe konflikteve politike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e cila ka përfshirë edhe nivelet më të larta të pushtetit, transformimin demokratik dhe ekonomik të vendit, por edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura me Serbinë, me qëllim të normalizimit të raporteve mes këtyre vendeve dhe gjendjes në rajon. Në kuadër të raporteve me BE, Kosova duhet të punojë në dy binarë. I pari është plotësimi i kushteve për liberalizimin e vizave, që është edhe prioritet i presidentit Thaçi.
”Jam i vetëdijshëm që nuk ka ndonjë plan më të rëndësishëm dhe më urgjent për Kosovën se përfundimi i izolimit të qytetarëve tanë. Ndaj fokusi im është procesi i liberalizimit të vizave”, ka thënë presidenti Thaçi pas takimit të djeshëm me presidentin e Komisionit Evropian, Juncker.
Kosova është vendi i vetëm në rajon ku qytetarët nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Shengen.
Për liberalizimin e vizave BE kërkon nga Kosova demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe një luftë të denjë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërsa binari i dytë është përfaqësimi i Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, ku kërkohen reforma dhe normalizimi i raporteve me Beogradin. Për kompleksitetin e situatës dëshmojnë edhe paralajmërimet për zgjedhje të mundshme të jashtëzakonshme në Kosovë, sepse aktualisht nuk po mund të merren vendime të rëndësishme që e çojnë vendin përpara, siç janë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
A ka Kosova perspektivë evropiane?
BE ka kërkuar plotësimin e kushteve të caktuara nga Kosova por deri tani nuk e ka thënë qartë se si do të vazhdojë rruga e integrimeve të Kosovës në BE. Me futjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim është vendosur një lloj raporti kontraktues mes Prishtinës dhe Brukselit. Por për çdo hap tjetër në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në BE nevojitet një konsensus i vendeve anëtare. Një konsensus i tillë aktualisht nuk ekziston dhe nuk dihet se kur do të arrihet. Për dallim prej procesit të liberalizimit të vizave, i cili paraqet një shërbim për të gjithë qytetarët e Kosovës, shtrohet pyetja se cilat janë ofertat e BE me të cilat mund të nxisë Kosovën të realizojë kërkesat tjera, për demarkacionin e kufirit apo Asociacionin e komunave me shumicë serbe? Presidenti Thaçi e ka përsëritur gjithmonë se “BE është perspektiva e Kosovës dhe rajonit”. Por fjalia e deritanishme se Kosova dhe Ballkani kanë një perspektivë evropiane janë shndërruar në një lloj fjalie relativisht boshe të liderëve evropianë, për shkak të përdorimit tepër të shpeshtë dhe veprimeve të vogla. Tani po punohet me shpejtësi për përpunimin e planeve të reja që kanë të bëjnë me ruajtjen e unitetit të BE që mund të ndikojë edhe në zgjerimin dhe pranimin apo jo të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!