LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është ky zë që u regjistrua në vendin më të thellë të Tokës? (Foto)

Çfarë është ky zë që u regjistrua në vendin më të thellë të Tokës? (Foto)

Gropa Marianne, 2014: disa pajisje nëndetëse regjistruan një zë misterioz, që vinte nga disa mijëra metra nën ujë.

Shkencëtarët kanë debatuar gjatë mbi origjinën e këtij zëri misterioz alien, që tingëllon si kërcitje metali të quajtur ‘Western Pacific Biotwang’, i cili është regjistruar në vendin më të thellë të botës, 10 994 nën nivelin e detit.

Me një kohëzgjatje nga 2,5 në 3, 5 sekonda, tingulli është i ndarë në 5 pjesë, duke përfshirë disa “rënkime” thellë në frekuenca shumë të ulëta deri në 38 herc, ndërsa në finale, zëri “metalik” vjen në një kulm prej 8000 herc.


Natyrisht, nisën të lulëzonin menjëherë teoritë mbi origjinën aliene të zërit, por shkencëtarët e Universitetit shtetëror në Oregon kanë dhënë një shpjegim me tokësor; sipas tyre bëhet fjalë për një komunikim mes balenash, i padëgjuar kurrë më parë.

“Në mënyrë të veçantë, – thotë Sharon Nieukirk, asistent i lartë shkencor i fakultetit në Bioacoustics detare në Orego, – tingulli Western Pacific Biotwang është shumë i ngjashëm me të ashtuquajturin “Star Wars”, të prodhuar nga një specie balene e quajtur Balaenoptera acutorostrata, që jetojnë në afërsi të Barrierës së Madhe Koralore, në Australi.

Megjithatë, ende mbetet ndonjë dyshim; shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se zëri është me origjinë nga kafshët, dhe mbeten të hapura çështje të tjera; për shembull, britmat e balenave janë zakonisht të lidhura me periudhën e riprodhimit, dhe ndihen më së shumti në dimër, ndërkohë që Western Pacific Biotwang është regjistruar gjatë gjithë vitit. /gsh/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Martohet pas dashurisë në shikim të parë, por shkurorëzohet pas dy jave (Foto)

Martohet pas dashurisë në shikim të parë, por shkurorëzohet pas dy jave (Foto)

Merr fund 'miti' për telefonat e pathyeshëm Nokia - videoja tregon momentin kur makina 'bluan' celularin

Merr fund 'miti' për telefonat e pathyeshëm Nokia - videoja tregon momentin kur makina 'bluan' celularin

Kalo në kategori