Çështja çame
Organizata Shqiptaro-Amerikane ÇAMËRIA do të mbajë këtë fund jave, në bashkëpunim me Departamentin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit Kean të shtetit Nju Xhersi, seminarin kushtuar çështjes Çame. Seminari titullohet: “Çështja Çame: Përspektivat dhe mundësitë për një zgjidhje paqësore”.
Kjo nismë është në traditën më të mirë të diasporës shqiptaro-amerikane, e cila për një shekull tani nuk ka pushuar kurrë së vepruari në favor të kauzës kombëtare dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo në trojet e tyre në Ballkan. Është e vërtetë se komuniteti shqiptaro-amerikan, gjatë dekadave, ishte shumë i preokupuar me gjendjen që mbizotëronte në Shqipërinë komuniste dhe në Kosovën e martirizuar. Gjatë luftës së ftohët, shqiptaro-amerikanët nuk pushuan kurrë, me mundësitë modeste që kishin në dispozicion, duke informuar qeverinë dhe popullin amerikan për krimet që po bënte qeveria komuniste e Enver Hoxhës kundër popullit të vet në Shqipëri.
Dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, komuniteti shqiptaro-amerikan ishte instrumental në bindjen e Amerikës dhe mund të thuhet edhe më gjerë, për krimet e regjimeve të njëpasnjëshme serbe kundër popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë, me qëllim zhdukjen ose dëbimin e shqiptarëve nga në trojet e tyre shekullore. Veprimtaria dhe angazhimi i kësaj diaspore, besoj unë, siguroi më vonë angazhimin e drejtpërdrejtë dhe përkrahjen e qeverisë dhe të popullit amerikan për ndërhyrjen ushtarake të aleancës së NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Millosheviçit, që më në fund çoi në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike, që është sot.
Edhe ky seminar i organizuar këtë javë nga Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria është në traditën e këtyre përpjekjeve historike të individëve dhe të organizatave të ndryshme shqiptaro-amerikane. Dikur ishte vështirë që të mbroheshin dhe të luftohej për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan kur vet shteti amë Shqipëria nën regjimin komunist, shtypte në mënyrën më brutale shtetasit e vet. Fatbardhësisht, sot situata ka ndryshuar. Shqipëria dhe Kosova janë shtete të lira dhe të pavarura, dhe si të tilla, u takon edhe atyre, dhe jo vetëm diasporës shqiptaro-amerikane, që të mos ngurrojnë dhe të mos kenë frikë, por të mbrojnë tani të drejtat e shqiptarëve kudo. Ashtu që të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe Çamët në Greqi dhe jashtë saj, të cilëve pas vuajtjeve dhe sakrificave nga më të tmerrshmet, duhet tu rivendosen të drejtat e tyre, përfshirë edhe ato të pronësisë dhe në të njëjtën kohë si gjithë të tjerët në Evropë, të ndjenjë dhe të gëzojnë liritë dhe sigurinë, pa urrejtje, bazuar në të drejtat dhe konventat ndërkombëtare. Ky është një detyrim moral për të gjithë.
Shqiptarët kanë pësuar shtypje dhe padrejtësi të mëdha gjatë historisë, shkaktuar nga të huajt dhe nga të vetët. Është e vështirë të harrohen padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve, përfshirë edhe çamëve, dhe askush nuk mund të na detyrojë të bëjmë një gjë të tillë. Por, shqiptarët fituan të drejtat e tyre që shumica e tyre gëzon sot, jo duke kërkuar urrejtje e hakmarrje kundër keqbërëse brutalë, por duke vënë në dukje me prova e fakte, mungesën dhe mohimin e të drejtave të tyre bazë, të njohura ndërkombëtarisht, si individë dhe si popull dhe që u takojnë atyre si gjithë të tjerëve, si krijesa të Perëndisë në trojet e tyre shekullore. Ky ishte dhe është një argument bindës, pasi historikisht, shqiptarët kurrë nuk pushtuan tokat dhe pasurinë e të tjerëve, por donin vetëm e vetëm të jetonin në shtëpitë e tyre të qetë e në paqe me të gjithë fqinjët, brenda kufijve etnikë e homogjenë.
Shpresoj që konferenca e Organizatës Shqiptaro-Amerikane Çamëria të hedhë gurthemelin e parë në përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan për të sensibilizuar publikun dhe qeverinë amerikane mbi fatin dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e tyre, e veçanërisht mbi fatin dhe tragjedinë e çamëve.
Nga zbardhja e së vërtetës nuk duhet të ketë frikë asnjë shtet as komunitet, pasi kjo forcon demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe begatinë ekonomike për të gjithë në rajonin e Evropës jug-lindore dhe garanton një të ardhme pa konflikte dhe më të mirë për të gjithë. Kjo është e ardhmja që meritojnë të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe çamët, dhe besoj se në këtë frymë do të zhvillojë punimet edhe konferenca çame në Amerikë këtë fundjavë.
Jam i bindur se çështja çame, e udhëhequr nga një brez i ri shqiptaro-amerikanësh, ashtu siç vepruan brezat e mëparshëm të këtij komuniteti për Shqipëri dhe për Kosovë, do të marrë përmasa dhe vëmendje të reja në Amerikë dhe më gjerë, si përfundim i kësaj konference.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës