LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen 22 pjesëtarë të FSK-së në përdorimin e sistemit elektronik për menaxhimin e pasurisë

Certifikohen 22 pjesëtarë të FSK-së në përdorimin e sistemit elektronik për menaxhimin e pasurisë

Është mbajtur ceremonia e certifikimit të 20 pjesëtarëve të FSK-së dhe 2 pjesëtarë të stafit civil të MFSK-së, të cilët u aftësuan për përdorimin e sistemit ektronik për menaxhimin e pasurisë nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, në emër të Ministrisë dhe ministrit Demolli falënderoi ASHI-në për trajnimin e pjesëtarëve të stafit civil të MFSK-së dhe pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se trajnimi për menaxhimin e pasurisë është mjaft domethënës dhe i rëndësishëm për FSK-në.

Ai, po ashtu përgëzoi edhe pjesëtarët e FSK-së për zhvillimin me sukses të këtij trajnimi, i cili, siç tha ai, do t’i pajisë me njohuri të reja rreth përdorimit të sistemit elektronik për menaxhimin e pasurisë së FSK-së.


Sipas njoftimit, në emër të ASHI-së, foli Kujtim Gashi, i cili vlerësoi lartë angazhimin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, për t’u pajisur me njohuri të reja në këtë drejtim. Ai tha se “ është ndjenjë e veçantë të përgatisë ekspertë të FSK-së, sepse pasuria më e madhe e vendit tonë është vet FSK-ja.

Ndërkaq, koloneli Donahoe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për kryerjen me sukses të këtij trajnimi shumë të rëndësishëm, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Operacioneve, gjenerali Zymer Halimi, i uroi pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar gjatë trajnimit, njëherësh kërkoi nga ta që njohuritë e fituara t’i zbatojnë me sukses në njësitë e tyre.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Ministrisë për Forcën Sigurisë së Kosovës(MFSK), në organizim të Departamentit të Logjistikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori