LAJMI I FUNDIT:

Çerneva: Sofja është e vetme në kontestin me Shkupin

Çerneva: Sofja është e vetme në kontestin me Shkupin
4 May 2018, 4th Enlargement Day - Plenary Session Belgium - Brussels - May 2018 © European Union / Fred Guerdin Vessela TCHERNEVA, Deputy Director, European Council on Foreign Relations (ECFR)

Zëvendësdrejtorja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashmt dhe drejtorja e Zyrës në Sofje, Vesela Çernova thotë se Bullgaria është e vetme në kontestin me Maqedoninë e Veriut dhe se qëndrimet e saja janë të pakuptueshme për vendet tjera anëtare..

“Kontesti ynë me Maqedoninë e Veriut ka dy aspekte. E para ne vendosëm marrëdhëniet fqinjësore dhe kontestet historike që në vete është e papranueshme në procesin e bisedimeve dhe e dyta, vetoja na vendosi te vendet problematike të BE-së siç janë Polonia dhe Hungaria”, tha Çerneva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, Sofja ka mbetur e vetme në kontestin me Shkupit.


“Nëse i lëmë anash marrëdhëniet tona me fqinjët, që për momentin janë në nivel të ulët, Bullgaria është partner i pakuptueshëm për të gjitha vendet e BE-së. Për këtë shkak mund të them se jemi të vetëm në kontestin me Shkupin”, tha Çerneva./Telegrafi/