LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia inauguruese e Thaçit do të zgjasë 50 minuta

Ceremonia inauguruese e Thaçit do të zgjasë 50 minuta

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adri Nurellari, thotë se do të ketë shumë mysafirë dhe delegacione qe do të vijnë nga mbarë bota në ceremoninë inauguruese të zgjedhjes se Thaçit president.

Sipas tij, tashmë të konfirmuar janë presidentja e Krocisë dhe ai i Shqipërisë.

“Presidentja e Kroacisë do të jetë, poashtu ai nga Shqipëria si dhe do të vijnë përfaqësues nga të gjitha anët e botës, nivele të ndryshme”, ka thënë Nurellari në emisionin Politikë në Tribuna Channel.


Nurellari ka treguar se kjo ceremoni, e cila do të zhvillohet ditën e premte do të zgjasë 50 minuta.