Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në ceremoninë e vlerësimit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushoglu, me çmimin “Doctor Honoris Causa”, të organizuar nga Universiteti “Mehmet Akif Ersoy”, në bashkëpunim me Fondacionin Maarif dhe Universitetin e Tiranës.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Meta vlerësoi kontributin e Çavushoglut dhe e cilësoi këtë iniciativë si shprehje të nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai vlerësoi edhe rolin e madh të Turqisë në afirmimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Po kështu në memorien e kujtdo në botë është gdhendur fort roli shumë domethënës i Turqisë për afirmimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare. Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti në këto tre dekadat e fundit dhe jemi thellësisht mirënjohës për këtë”, tha Meta në fjalën e tij, raporton Koha.net.
Gjithashtu, Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria dhe Turqia zhvillojnë marrëdhënie të partneritetit strategjik dhe intensiv në të gjitha fushat e bashkëpunimit, nga ato të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, e deri tek bashkëpunimi në fushat më delikate, ato të sigurisë.
Ndërkaq, kryediplomati turk, Çavushoglu, u shpreh tejet i lumtur me çmimin që iu nda atij.
“Edhe më parë kam marrë tituj të tillë nga universitet në botë, por të marr një çmim nga universiteti që mban emrin Mehmet Akif Ersoy për mua është një ndjenjë shumë e veçantë. Ne mundohemi të jemi shembull për gjithë botën me politikat tona. Ne po marrim masa për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit. Mundohemi që të jemi afër personave të grupeve vulnerabël, t’i ndihmojë ato, duke filluar nga pjesa e papunësisë, problemet ekonomike. Ju përcjell mesazhet e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë për Shqipërinë mike, që është anëtare e NATO-s. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë tonë”, theksoi kryediplomati i Turqisë.
Ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë zhvillohen në fusha të ndryshme, si në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, duke shtuar se mundohen për të rritur bashkëpunimet në të gjitha fushat.
Ministri turk tha po ashtu se kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare.
“Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë shqiptarëve me institucionet turke që veprojnë në Shqipëri, siç është TIKA. Ne dëshirojmë që numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi të shtohet. Fondacioni Maarif që prej një viti që është themeluar ka filluar ta tregojë veten në fushën e arsimit”, ka thënë Çavushoglu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës