LAJMI I FUNDIT:

Çanta që Trump ka me vete edhe në turneun e tij në Azi – ajo do të shkatërronte Korenë e Veriut në vetëm 60 sekonda (Foto)

Çanta që Trump ka me vete edhe në turneun e tij në Azi – ajo do të shkatërronte Korenë e Veriut në vetëm 60 sekonda (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka në dispozicion një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë. Dhe këto armë janë vetëm një thirrje larg, nëse presidenti përdor “çantën e emergjencës së presidentit amerikan” – të ashtuquajtur “futbolli bërthamor”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëtimi nëpër Azi, i shoqëruar edhe me të tjerë përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, do të “shoqërohet” edhe nga “urdhërdhënësi shkatërrues”, në çdo kohë.

I bartur me kujdes nga një ushtar, çanta e lëkurës peshon 20 kg dhe përmban kodet bërthamore “Gold”, duke detajuar planet për një sulm apo një kundër-sulm.


Sipas mediave, tensionet e luftës bërthamore kanë arritur nivele të reja këtë vit, pas kërcënimeve të ndërsjella SHBA – Koreja e Veriut, ndërkohë që Kina dhe Rusia shikojnë me nervozizëm.

Nëse kriza do të thellohej dhe nëse do të ishte e nevojshme, pajisja e tij ushtarake do të hapej dhe Presidenti i SHBA-ve do të ketë vetëm disa momente për të studiuar dokumentet para ose konfirmimin ose ndalimin e një sulmi bërthamor.

Pasi Trump të vendos të dërgojë kodet bërthamore, ekipet e ICBM do të jenë të gatshëm për të nisur raketat në vetëm 60 sekonda.

Dhe pasi Presidenti i SHBA-ve jep urdhër, nuk ka asnjë në botë që ka autoritetin për ta ndaluar atë.

Raketat bërthamore pastaj do të fluturojnë dhe do ta kthejnë Korenë e Veriut në një djerrinë të pabanueshme.

Megjithatë, një grevë bërthamore nga SHBA ka gjasa të shkaktojë përgjigje nga Kina dhe Rusia.

Atëherë, sipas DailyStar, NATO do të reagonte – përfshirë Britaninë – dhe do të ndiqte një kundër-sulm, duke përfunduar në një luftë që do të ngjante me Luftën e Tretë Botërore.

Ky skenar i tmerrshëm është pikërisht pse politikanët dhe shkencëtarët janë duke bërë fushatë për kufizimin e fuqisë së Presidentit të SHBA-ve.

Demokratët në Kongresin e SHBA janë gjithashtu duke bërë fushatë për të reduktuar fuqitë bërthamore të Trump – duke paraqitur një projekt-ligj për të hequr autoritetin e tij absolut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori