LAJMI I FUNDIT:

Cannavaro: Juve më i miri në Serie A

Cannavaro: Juve më i miri në Serie A

Fabio Cannavaro thotë se Juventusi është ekipi më i fuqishëm në Serie A dhe është i bindur se ata do të rikthehen pas disfatës befasuese 2-1 në shtëpi nga Sampdoria.

“Juventusi është ekipi më i fuqishëm në ligë. Ata do të rikthehen nga disfata. Ata janë mentalisht shumë të fuqishëm”.

“Juve tashmë ka treguar këtë sezon se ata kanë një qëndrueshmëri më të madhe se ekipet tjera dhe kanë uri më të madhe për sukses”.

“Është e qartë se ata kanë disa momente të vështira, pasi ata ishin pa një lojtar kryesor si Chiellini. Megjithatë, jam i sigurt se ata do t’u kthehen fitoreve menjëherë”, ka thënë Cannavaro. /Telegrafi/